Home / Lajme / Maqedoni / Bekim Fazliu: Sqaron përse morrën pjesë në seancën e inaugurimit të presidentit.

Bekim Fazliu: Sqaron përse morrën pjesë në seancën e inaugurimit të presidentit.

Shkup, 12 Maj – Pas përfundimit të seancës për inaugurimin e presidentit deputeti i PDSH-së, z.Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp:

“Sigurisht që ju intereson se përse morrëm pjesë në seancën e inaugurimit të presidentit. Morëm pjesë për shkak se ky është qëndrimi ynë parimor gjatë këtyre zgjedhjeve. Kemi qenë kundër bojkotit dhe nuk kemi bërë shantazhe, kërcënime dhe terror mbi votuesit, që të mos dalin të votojnë. Ne i kemi lënë qytetarët të lirë të vendosin vetë, për cilin kandidat për president të votojnë. Presidenti është legjitim për shkak se e kanë votuar shumica dërrmuese e qytetarëve të Maqedonisë”.

Në pyetjen e gazetarit: A keni votuar ju për Ivanovin?, z.Fazliu u përgjigj:

“Ne nuk kemi pasur qëndrim dhe nuk kemi bërë apel publik që të votohet ndonjëri nga kandidatët, mendoj se kjo pyetje është në adresë të gabuar dhe atë duhet t’jua parashtroni kundështarëve tanë, atyre të BDI-së. Psh: si e spjegojnë ata që Stevo Pendarovski ka pasur në Komunën e Haraqinës mbi 800 vota dhe kandidati shqiptar Iljaz Halimi vetëm 600 vota. Raste të tilla kemi në plot komuna të banuara me shqiptarë. Kjo është dyfytyrësia politike dhe hipokrizi e BDI-së”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *