Home / Sport / Beshiktashi kërkon tre futbollistë shqiptarë

Beshiktashi kërkon tre futbollistë shqiptarë

Drejtuesit e klubit turk kërkojnë të ndërtojnë një skuadër të denjë për Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm dhe përvec mesfushorit të Valladolid ata dëshirojnë të transferojnë në Stamboll sulmuesin Admir Mehmedi dhe mesfushorin me tipare offensive Emir Bajrami.

Pas Valdet Ramës Beshiktashi hedh grepat edhe për dy futbollistë të tjerë shqiptarë. Drejtuesit e klubit turk kërkojnë të ndërtojnë një skuadër të denjë për Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm dhe përvec mesfushorit të Valladolid ata dëshirojnë të transferojnë në Stamboll sulmuesin Admir Mehmedi dhe mesfushorin me tipare offensive Emir Bajrami.Për Valdet Ramën spanjollët e Valladolid që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Segunda Division kërkojnë 1 milionë euro, një shifër kjo jo shumë e lartë për një klub si Beshiktashi.E ndryshme është situata e Admir Mehmedit. Sulmuesi shqiptar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës zhvilloi një sezon fantastik me fanellën e Freiburg në Bundesligë, megjithatë kartoni I tij është në pronësi të Dynamos së Kievit dhe nuk dihet ende vendimi që do të marrë klubi ukrainas në lidhje me të ardhmen e tij.Përsa i përket Emir Bajramit shanset që ai të largohet nga grekët e Panathinaikos janë të mëdha pasi në këtë sezon 26-vjecari nga Prishtina që aktivizohet për përfaqësuesen e Suedisë e mbajti veshur në vetëm 8 takime fanellën e klubit grek.  

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *