Home / Lajme / Maqedoni / Burgosen 4 diler te droges

Burgosen 4 diler te droges

28 Maj – Siç njoftoi sot MPB-ja, janë konfiskuar 168,84 gramë marihuanë, 1,14 gramë amfetamin dhe dy “xhoint” cigare, ndërsa është parashtruar edhe kallëzim penal kundër P.S.(26), T.D.(24), P.A.(23) dhe R.K.(34)

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të aksionit “Rrjeti” në dy raste konfiskoi sasi të caktuar droge të dedikuar për shitje në rrugë dhe arrestoi katër persona.

Siç njoftoi sot MPB-ja, janë konfiskuar 168,84 gramë marihuanë, 1,14 gramë amfetamin dhe dy “xhoint” cigare, ndërsa është parashtruar edhe kallëzim penal kundër P.S.(26), T.D.(24), P.A.(23) dhe R.K.(34) për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorë”.

Nga ana e gjykatësit u është shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej nga 30 ditë.

Pardje, tek P.S. janë gjetur 20.900 denarë nga shitja e marihuanës të cilën e ka blerë T.D. për shkak të rishitjes. Pas bastisjes së kryer në shtëpinë e tj janë gjetur edhe dy paketime më të vogla me marihuanë dhe peshore digjitale me të mbetura nga materie të panjohura bimore. Pas ekspertizës së kryer është konfirmuar se bëhet fjalë për marihuanë me neto peshë prej 61,7 gramë.

Paraprakisht, më 14 të këtij muaji, T.D. ka kryer shitje të marihuanës me çmim nga 6.000 denarë të P.A., tek i cili është gjetur dhe marrë drogë, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur tre paketime najlloni dhe një paketim në letër me materie të panjohur pluhuri të fshehura në një kuti cigaresh “rodeo”. Gjatë ekspertizës së kryer është konfirmuar se bëhet fjalë për drogë narkotike me neto peshë të përgjithshme prej 94,84 gramë dhe 1,14 gramë amfetamin.

Lidhur me këtë rast është kryer bastisje edhe tek R.K. mike e T.D. tek e cila ai ka fshehur një pjesë të drogës narkotike e cila ishte e dedikuar për shitje në rrugë, me ç’rast janë gjetur tre ziper paketime me marihuanë në sasi prej rreth 12,03 gramë dhe dy xhoint cigare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *