Home / Lajme / Maqedoni / Bushati: Shqipëria e interesuar për progres në zbatimin e M.O

Bushati: Shqipëria e interesuar për progres në zbatimin e M.O

30 maj-“Ndërtuam model unik të bashkëjetesës me standardet më të larta të bashkëjetesës për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Në këtë kontekst punojmë në mënyrë të vazhdueshme, për avancimin e pozitës të qytetarëve të Maqedonisë me kombësi shqiptare. Jam i bindur se edhe Tirana punon me përkushtimin të njëjtë për avancimin e pozitës së maqedonasve në Shqipëri”, theksoi presidenti Ivanov.

Diplomati shqiptar, Petrit Bushati sot dorëzoi letrat kredenciale si ambasador i ri i Shqipërisë në Maqedoni në takimin me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov.

Ai theksoi se si prioritet do të jetë thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve si dhe nënvizoi nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“I shpreha presidentit, besimin e madh që ka Shqipëria se në kapacitetin e tij si simbol i unitetit të Maqedonisë do të angazhohet edhe më tej për të çuar më tej dhe arritur progres në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e cila garanton zhvillimin e barabartë, harmonik dhe pa probleme të gjithë subjekteve në Maqedoni në mënyrë të veçantë popullsisë shqiptare e cila është urë lidhëse shumë e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”, deklaroi Bushati.

Edhe Ivanov ka përsëritur tonet e njejta të bashkëpunimit, por duke përmendur edhe nevojën e reciprocitetit për avancimin e të drejtave të dy etniteteve në të dyja vendet.

“Ndërtuam model unik të bashkëjetesës me standardet më të larta të bashkëjetesës për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Në këtë kontekst punojmë në mënyrë të vazhdueshme, për avancimin e pozitës të qytetarëve të Maqedonisë me kombësi shqiptare. Jam i bindur se edhe Tirana punon me përkushtimin të njëjtë për avancimin e pozitës së maqedonasve në Shqipëri”, theksoi presidenti Ivanov.

Petrit Bushati është i njohur si publicist si dhe diplomat karriere, duke qenë ambasador në Suedi në vitet 1988-1991, ambasador në SHBA në vitet 1997-2001 si dhe ambasador në Beograd në vitet 2002-2006. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *