Home / Lajme / Maqedoni / Çejku: Shqiptarët në Maqedoni nuk janë jetimë

Çejku: Shqiptarët në Maqedoni nuk janë jetimë

21 Maj – Shqiptaret ne Maqedoni nuk jane nje popull jetim, prandaj duhet te garantohet nje proces i drejte dhe i besueshem gjyqesor per te akuzuarin

Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni ,Arben Çejku përmes profilit të tij në “facebook” ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat e dhunshme në Shkup, duke kërkuar përgjegësi nga autoritetet e vendit.

Ja se çfarë shkruan Çejku në profilin e tij:

“Tensionet me skena dhune ne Shkup qe pasuan vdekjen e te riut maqedonas ne rrethana qe duhen hetuar, duhet te vihen nen kontrollin e mejehershem te shtetit per t’i lene mundesi drejtesise ta thote fjalen e vet ne institucione dhe jo ne rruge!

Lidershipi politik maqedonas por edhe ai shqiptar duhet te perfshihet urgjent ne uljen e tensioneve duke mos e lene kete ta zgjidhin institucionet fetare. Ata qe ishin para pak diteve neper mitingje duke kerkuar besimin e popullit duhet te mos harrojne obligimet e tyre dhe te gjenden aty ku populli sot ka nevoje per fjalen dhe pranine e tyre. Edhe ne Gostivar u vrane dy te rinj shqiptar te pafajshem (2012), por askush nga familjet shqiptare, sado te prekura nga dhimbja nuk agresuan fqinjet e tyre maqedonas, por priten qe drejtesia te veproje.

Shqiptaret ne Maqedoni nuk jane nje popull jetim, prandaj duhet te garantohet nje proces i drejte dhe i besueshem gjyqesor per te akuzuarin si vrases si dhe duhet siguruar liria e levizjes dhe jetes normale per shqiptaret e tjere, te cilet duan te jetojne ne nje shtet ku gjithkush eshte i barabarte para ligjit dhe respekton institucionet e shtetit te vet.

Une shpresoj se te gjithe faktoret do te gjejne me shume argumenta dhe mjete per te rikthyer Shkupin ne normalitet. Pas nje fushate zgjedhore ku dominoi retorika nacionaliste, incidentet nder-etnike behen akoma me te rrezikshme, prandaj kerkohet qe gjithesecili te marre pergjegjesine qe i takon ne rrethanat e krijuara dy ditet e fundit ne lagjen Gjorge Petrov”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *