Home / Lajme / Botë / Dasma kthehet në masakër, vritet nusja

Dasma kthehet në masakër, vritet nusja

10 Maj – Një dasmë në Indi u kthye në një horror një ditë më parë, pasi nusja u qëllua për vdekje, ndërsa ishte duke thënë betimet në altar në krah të të shoqit.

Një dasmë në Indi u kthye në një horror një ditë më parë, pasi nusja u qëllua për vdekje, ndërsa ishte duke thënë betimet në altar në krah të të shoqit.

Ajo u qëllua për vdekje nga një kushëriri i saj, i cili tha se ajo e kishte tradhtuar.

Doktoresha Jaishri Namdeo, 29 vjeç, që punonte si pediatre, ishte në altar kur Anuragh Singh hyri brenda dhe e qëlloi atë nga afër.

Anurag ishte maskuar si fotograf për të hyrë në ceremoni.

Ai tentoi të vrasë edhe veten, por nuk ia doli.

Mjekja, e cila po martohej me Rohit Namdeo, një kirurg, u dërgua në spital, por nuk mbijetoi. I shoqi i saj i mbijetoi sulmit.

Anurag u tha hetuesve se Namdeo e kishte tradhtuar.

Mbetet ende e paqartë se çfarë nënkuptonte, por hetuesit thonë se mes tyre mund të ketë pasur një lidhje.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *