Home / Lajme / Maqedoni / Demiri: BDI bëri marrëveshje klandestine

Demiri: BDI bëri marrëveshje klandestine

10 Maj – Demiri shprehet i zhgënjyer që BDI devijoi edhe nga kërkesa për zgjedhjen e presidentit konsensual

nalisti Alajdin Demiri ka deklaruar se marrëveshja e re për qeverinë i ngjan një marrëveshjeje klandestine.

“D.m.th kjo më shumë i ngjan një marrëveshjeje klandestine se sa një marrëveshje të një qeveria. Aq më shumë se janë marr vesh për proceset integruese, ku platforma e BDI ishte për integrimet në BE, ndërkaq platforma e VMRO-së ishte nuk e ndërrojmë emrin, identitetin nuk e japim, që do të thotë përsëri është diçka ilegale dhe jo-profitabile për Maqedoninë”,u shpreh për Alsat M Alajdin Demiri, analist.

Demiri shprehet i zhgënjyer që BDI devijoi edhe nga kërkesa për zgjedhjen e presidentit konsensual.

“Kjo marrëveshje është avaz i vjetër, u ulën Gruevski dhe Ali Ahmeti u morën vesh por për çka u morën vesh përsëri nuk është transparente dhe jo konform kërkesave që i kishin edhe njëra dhe tjetra parti. Si duket Ali Ahmeti me kërkesën për president konsensual e kërkoi ku nuk ishte dhe tani ku mund të kërkojë nuk e kërkon”, tha Alajdin Demiri, analist.

Demiri madje thekson se Ahmeti dhe Gruevski edhe një herë dëshmuan se përpara interesave të popullit vendosin interesat dhe përfitimet e tyre personale

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *