Home / Lajme / Maqedoni / Dënime nëse spërkatni këmbësorët (VIDEO)

Dënime nëse spërkatni këmbësorët (VIDEO)

Tetovë, 05 Maj – Gjatë ditëve me shi, vozitësit e Pollogut para se gjithash duhet të kenë kujdes të madh në vendet ku grumbullohet uji.

Gjatë vozitjes me shpejtësi të madhe ato shpërndajnë ujin madje edhe nëpër trotuare me rast shkaktojnë shqetësime te këmbësorët. Si rezultat i kësaj sjellje të pamatur të vozitësve, ku uji i papastër dëmton teshat e këmbësorëve vozitësit janë të obliguar tua paguajnë dëmin material.

SPB Tetovë bën të ditur se sipas nenit 129 pika 3 nga ligji për siguri në komunikacionin rrugor, për këtë shkelje dënimi është 35 euro në kundërvlerë me denar apo 15 pikë negative në lejen e qarkullimit. Përderisa do të vërehet se për shkak të pakujdesisë do të ndodh një gjë e tillë pa dallim të gjithckaje do të përballet me dënim, njofton Televizioni Koha.

Vitin e kaluar dhe këtë vit në stacionin policor për sigurinë në komunikacionin rrugor nuk ka pasur asnjë denoncim nga ana e këmbësorëve për një shkelje të këtillë. Megjithatë në praktikë është rende që të tregohet se kush ka spërkatur nëse në vendngjarje nuk ka pasur polic apo qytetar që janë të gatshëm të vërtetojnë këtë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *