Home / Lajme / Maqedoni / Denoncon ish burrin për dhunë familjare

Denoncon ish burrin për dhunë familjare

26 maj- Me lëndime të dukshme R.S e ka denoncuar rastin dhe ka kërkuar ndjekje penale. Janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe më pas do të ketë edhe padi adekuate”, njofton policia e Tetovës.

20 vjeçarja R.S nga Tetova ka denoncuar në policinë e Tetovës dhunës familjare, që sipas saj e ka kryer ish- burri i saj 45 vjeçar R.M nga Tetova me të cilin kanë edhe një fëmijë të vogël, por prej kohësh jetojnë të ndarë. “Sipas denoncimit të saj, ish burri me një shoqe të tij ka ardhur në banesë dhe mënjëherë kanë filluar zënkën në lidhje me kujdesin për fëmijën e tyre, me ç`rast e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushta në kokë dhe në trup dhe e ka tërhjekur për flokësh.Por mënjëherë është kyçur shoqja e cila e ndërprerë rahjen ndërsa 20 vjeçarja e ka braktisur banesën dhe është larguar. Me lëndime të dukshme R.S e ka denoncuar rastin dhe ka kërkuar ndjekje penale. Janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe më pas do të ketë edhe padi adekuate”, njofton policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *