Home / Lajme / Maqedoni / Departamenti i Zjarrfikësve nga Shafhauzeni i Zvicrës do ti ndihmoje Zjarrfikësit e Gostivarit

Departamenti i Zjarrfikësve nga Shafhauzeni i Zvicrës do ti ndihmoje Zjarrfikësit e Gostivarit

2 maj-Përgjegjësi i Njësisë së Zjarrfikësve në Gostivar, Izet Izeti tha se mysafirët zviceran i ka informuar për nevojat që ka ky njësit, sidomos për veshje kundër zjarrit, pompa për fikje të zjarrit, shkallë për ngjitje në objekte të larta, grager aparate, aparate për heqjen e tymit, turbo pajisje, pajisje për zjarre malore, helmeta dhe pajisje tjera.

Kryetari i komunës së Gostivari, Nevzat Bejta bashkë me përgjegjësit e Njësisë së Zjarrfikësve në Gostivar, priti në takim përfaqësues të Njësisë së Zjarrfikësve nga Shafhauzeni i Zvicrës. Kryetari Bejta falënderoi mysafirët nga Shafhauzeni për interesimin dhe për dëshirën për të donuar dhe ndihmuar Njësitin e Zjarrfikësve të Gostivarit. Ai gjithashtu falënderoi edhe popullin zviceran për ndihmën që Qeveria e këtij shteti ka dhënë në financimin e disa projekteve në komunën e Gostivarit. Zjarrfikësit zviceran të udhëhequr nga komandanti Thomas Roth thanë se njësiti i tyre ka shumë pajisje të cilat mund tu donohen më së paku tre njësive të zjarrfikësve. Përgjegjësi i Njësisë së Zjarrfikësve në Gostivar, Izet Izeti tha se mysafirët zviceran i ka informuar për nevojat që ka ky njësit, sidomos për veshje kundër zjarrit, pompa për fikje të zjarrit, shkallë për ngjitje në objekte të larta, grager aparate, aparate për heqjen e tymit, turbo pajisje, pajisje për zjarre malore, helmeta dhe pajisje tjera. Gjithashtu në të ardhmen zjarrfikësit nga Gostivari do të trajnohen nga kolegët e tyre qoftë në Zvicër ose në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *