Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët e LSDM-së dorëheqjet do ti dorëzojnë në Kuvend

Deputetët e LSDM-së dorëheqjet do ti dorëzojnë në Kuvend

22 Maj – Të gjithë 34 deputetët e përbërjes së re opozitare në Parlament kanë nënshkruar dorëheqjet për funksionin e deputetit. Mirëpo ende nuk dihet se kur do të dorëzohen zyrtarish

Të gjithë 34 deputetët e përbërjes së re opozitare në Parlament kanë nënshkruar dorëheqjet për funksionin e deputetit. Mirëpo ende nuk dihet se kur do të dorëzohen zyrtarisht këto dorëheqje në organin ligjëvënës, ka thënë sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski,.

“Për këtë do të informoheni shtesë”, ka deklaruar Spasovski duke konfirmuar informacionin që më herët doli në opinion se LSDM më ka përgatitur dorëheqjet.

Ndërsa, është e mundur që LSDM të ballafaqohet me manifestim të ri të mosnjohjes së procedurës. Vetë dorëzimi i dorëheqjeve nuk mjafton, por atë duhet ta bëjë deputeti në seancë të Parlamentit dhe personalisht të deklarohet.

Sekretari i LSDM-së nuk ka zbuluar se kur bashkëpartiakët e tij dhe deputetët e koalicionit që fituan vendin në Parlament kanë nënshkruar dorëheqjet.

Më parë, për shkak të pakënaqësisë e zgjedhjeve të dyfishta të prillit, LSDM nëpërmjet deklaratave në noter refuzuan funksionin e deputetit, dhe gjithashtu kontestojnë edhe legjitimitetin e presidentit Gjorgje Ivanov.

Por, njohësit e çështjeve juridike sugjerojnë se deklarata në noter nuk është e mjaftueshme për dorëzim të mandatit. Partia e Zoran Zaev në ndërkohë kërkon edhe implementim të masës së përkohshme, përkatësisht ndalesë për të gjitha pasojat juridike nga verifikimi me forcë i mandateve.

Qëllimi i LSDM-së ishte të ndalohet gjithçka që ndryshon juridikisht pas verifikimit të mandateve ose me këtë të tentojnë të mbajnë vendet e këshilltarëve dhe vendet e tjera të punës.

Deri nesër, sipas paralajmërimeve, duhet të shpallet edhe vendimi i Gjykatës administrative në lidhje me padinë e tyre për verifikim të mandateve. Nga LSDM presin që gjyqi të gjykojë në favor të tyre dhe e gjithë procedura e verifikimit të mandateve të kthehet në fillim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *