Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët e rinj pranuan certifikatat

Deputetët e rinj pranuan certifikatat

7 MAJ-Opozita maqedonase, ashtu siç kishte paralajmëruar, bojkotoi këtë akt. Ndërkohë, në ceremoninë e dhënies së certifikatave munguan edhe kryetari dhe anëtarët e tjerë të KSHZ-së nga radhët e LSDM-së. Certifikatat u ndanë nga nënkryetari Subhi Jakupi.

Komisioni Shtetëror Zgjedhorë iu ndau sot certifikatat deputetëve të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 27 prill. Opozita maqedonase, ashtu siç kishte paralajmëruar, bojkotoi këtë akt. Ndërkohë, në ceremoninë e dhënies së certifikatave munguan edhe kryetari dhe anëtarët e tjerë të KSHZ-së nga radhët e LSDM-së. Certifikatat u ndanë nga nënkryetari Subhi Jakupi.

“Në emër të KSHZ-së, ju uroj suksese në zgjedhjen tuaj si deputet në mandatin 2014-2018. Njëkohësisht mund t’ju informojmë se KSHZ-ja ka bërë çmos në aspektin administrativo-teknik dhe ajo që është në kompetencë të KSHZ-së që të organizojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike”, u shpreh Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

“Na erdhi si fatkeqësi kështu kur ndodh që i njëjti nënkryetar të merr fjalën i pari, por ja që kjo është realiteti. Informatat që i kemi për pjesëmarrjen tuaj në falsifikimin e zgjedhjeve lokale në Komunën e Çairit, gjithsesi nuk do e lëmë në harresë. Sidoqoftë faleminderit për këtë pritje”, tha Imer Aliu, PDSH.

Ndërkohë në emër të deputetëve të BDI-së foli Xhevat Ademi.

“Në emër të fituesit të vërtetë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2014, kampionit të këtyre zgjedhjeve, unë ju përgëzoj për punën që keni bërë, keni qenë në krye të detyrës. Por edhe ne si pjesëmarrës në këto zgjedhje, BDI-ja ka qenë partner korrekt, bashkëpunues i mirëfilltë që procesi zgjedhor, gjithë fushata të kaloj në frymë të konkurrencës, në frymë demokratike”, deklaroi Xhevat Ademi, BDI.

Liljana Popovska në emër të koalicionit ‘Për një Maqedoni më të mirë’, tha se edhe këto zgjedhje reflektojnë vullnetin e qytetarëve. Ajo kritikoi opozitën për vendimin e mos njohjes së rezultatit zgjedhor.

“Është shumë serioze të refuzosh mandat deputeti, mendoj se kjo është mosrespektim i vullnetit të qytetarëve për votën që ta kanë besuar. Mendoj se në interes të një Maqedonie stabile dhe demokratike është që të gjithë të marrim pjesë në Kuvend edhe pozitë edhe opozitë”, tha Liljana Popovska, koalicioni ‘Për një Maqedoni më të mirë.

Certifikatat nuk i morën as liderët e dy partive politike shqiptare BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi. Arsyetimi për këtë nga subjektet e tyre, ishte se kanë pasur axhendën e ngjeshur. I vetmi lider që mori personalisht certifikatën ishte Nikolla Gruevski. Ndërkohë për herë të parë KSHZ-ja i ndau certifikatat e deputetëve, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, edhe në gjuhën që flet deputeti.alsat-m

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *