Home / Lajme / Maqedoni / Dhjetë persona të lënduar, ndërsa tre prej tyre në gjendje të rëndë (VIDEO)

Dhjetë persona të lënduar, ndërsa tre prej tyre në gjendje të rëndë (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve në fshatin Sllatinë, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë. Ky vend vazhdon të jetë i rrezikshëm për pjesëmarrësit në komunikacion ndërsa jo rralë herë aksidentet kanë përfudnuar edhe me viktima.

Dhjetë persona të lënduar, ndërsa tre prej tyre në gjendje të rëndë. Ky është bilansi i aksidentit që ka ndodhur rreth orës 13 e 30 minuta në hyrje të fshatit Sllatinë në rrugën Tetovë-Jazhincë, njofton TV KOHA.

Aksidenti ka ndodhur në mesditë ndërsa bëhet e ditur për disa të lënduar të cilët mënjëherë janë dërguar në spitalin e Tetovës. Raportohet se në këtë aksidnet është përfhirë një kombi furgon me udhëtarë dhe një veturë e tipit mercedes, transmeton TV KOHA.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve në fshatin Sllatinë, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë. Krahas veturës poashtu në aksident ka qenë i përfshirë edhe një traktor me rimorkoi me drejtues nga një banor i fshatit Sllatinë, njofton TV KOHA.

Vetura e tipit mercedes ishte duke qarkulluar nga Jazhinca për në Tetovë, ndërsa kombi furgoni me udhëtarët ishte duke qarkulluar nga Tetova për në Jazhincë. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e policisë të cilët hetojnë arsyet e këtij aksident. Ky vend vazhdon të jetë i rrezikshëm për pjesëmarrësit në komunikacion ndërsa jo rrallë herë aksidentet kanë përfunduar edhe me viktima.(Televizioni Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *