Home / Sport / Diego Simeone : Duam të fitojmë Ligën e Kampionëve

Diego Simeone : Duam të fitojmë Ligën e Kampionëve

“Duam të fitojmë Championsin. Kemi punuar shumë për të mbërritur deri këtu. E filluam sezonin duke u mundur në superkupën e Spanjës porn ë fund i thyem katalanasit duke fituar titullin, por nuk mjaftohemi me kaq.”-theksoi tekniku argjentinas

Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone ka folur për mediat spanjolle kur edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Ligës së kampionëve.

“Duam të fitojmë Championsin. Kemi punuar shumë për të mbërritur deri këtu. E filluam sezonin duke u mundur në superkupën e Spanjës porn ë fund i thyem katalanasit duke fituar titullin, por nuk mjaftohemi me kaq.”-theksoi tekniku argjentinas

Trajneri i madrilenëve bëri të qartë edhe vendosmërinë e skuadrës së tij për të fituar këtë trofe mjaft të rëndësishëm “ Kemi për të luajtur një finale të Ligës së Kampionëve dhe duam ta fitojmë. Duam që edhe sezonin e ardhshëm ti përballojmë sfidat me të njëjtën vendosmëri që na karakterizon. Nuk do të lëshojmë, nëse luajmë me përulësi atëherë me të vërtetë që mund të trimfojmë në Lisbonë.”-përfundoi Simeone

Të shtunën në 20 : 45 në stadiumin “ Da Luz “ të Lisbonës do të zhvillohet edhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Realit të Madridit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *