Home / Lajme / Maqedoni / Digjen dy objekte familjarët shpëtojnë (VIDEO)

Digjen dy objekte familjarët shpëtojnë (VIDEO)

Tetovë, 13 Maj – Dy shtëpi banimi janë përfshirë nga zjarri të hënën mbrëmë ku kanë jetuar dy familje në afërsi të fabrikës Zhito-Pollog tek stacioni për ngarkim –shkarkim të mbeturinave në hyrje të Tetovës.

12 persona ku në mesin e tyre edhe 8 fëmijë kanë arritur të shpëtojnë nga zjarri i cili u përhap si pasojë e qiriut me të cilit kanë ndriçuar dhomat e banimit këto dy familje rome, të cilët nuk kanë të kyçur energji elektrike, ndërsa jetojnë në afërsi të deponisë së mbeturinave në Tetovë. Për fat të mirë, nuk ka pasur njerëz të lënduar, edhe pse brenda kanë qenë duke fjetur 8 fëmijë dhe katër persona të moshës madhore, njofton Televizioni Koha.

Këta dy familje, kanë kërkuar ndihmë nga komuna dhe sociali, që t`iu ndihmohet me ndonjë batanije dhe ushqim, sepse si pasojë e zjarrit iu janë djegur të gjitha gjërat.

“Ishim duke fjetur krejt andej veç kur e kemi pa zjarrin dhe kemi dalë shpejt e shpejtë jashtë na ka zanë përnjëherë zjarri u kall krejt, zjarrfikësit kanë ardhur në kohë, erdhën pesë zjarrfikës sa mundën shpëtuan tjerat janë djeg krejt brenda. Zjarri është ndezur nga qiriu me të cilin ndriçojmë, jo që është bë me qëllim po ajo u ndez dhe s`mundeshim ta ndalim më. Tash kemi mbet jashtë s`kemi ku shkojmë shoqen e kam nëpër spitale”, thotë kryefamiljari Basri Kurtishi.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe dhe ka djegur tërësisht të dy objektet e banimit ndërsa zjarrfikësit për shkak të afërsisë së tyre me këto objekte kanë arritur mënjëherë, njofton Televizioni Koha.

“Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat që sa më shpejtë të dalim në vendin e ngjarjes duke pasur parasysh se mundë të përhapet dhe të merr përmasa edhe më të mëdha, kemi dalë në vend ngjarje me tre automjete dhe gjashtë zjarr fikës me çka intervenuam dhe me sukses kemi bërë likuidimin e tërësishëm të këtij zjarri” tha Uka Aliti kryeshef i njësisë kundër Zjarrit në Tetovë.

Zjarri ishte përhapur me shpejtësi të madhe ngase në brendi të kësaj shtëpie ka pasur shumë letra dhe tekstil të cilët janë djegur tërësisht.

Në këtë pjesë të qytetit kryesisht jetojnë familje të nacionalitetit rom, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *