Home / Lajme / Maqedoni / Digjet ish ndërmarrja publike e Gostivarit, nuk ka të lënduar (VIDEO)

Digjet ish ndërmarrja publike e Gostivarit, nuk ka të lënduar (VIDEO)

Gostivar, 13 Maj – Diku rreth orës 14 të ditës së sotme objekti i ish Ndërmarrjes Publike “Gostivari”, është përfshi nga flaktës e zjarrit në rrethana akoma të panjohura.

Për fat të mirë, pos dëmeve materiale të kulmit të objektit dhe hapësirave për brenda, nuk ka pasur të lënduar apo viktima në njerëz. Në momentet e shpërthimit të zjarrit, në objekt nuk ka pasur ndonjë njeri, njofton Televizioni Koha.

Informata konfirmohet nga drejtuesit e njësitit të zjarrfikësve në Gostivar Tome Vasilovski, komandant në njësinë e zjarrfikësve. Sipas tij, rasti ishte paraqitur dikur rreth orës 14:00, pas çka me urgjencë ekipe të zjarrfikësve kanë dal në terren dhe pas 20 deri 25 minuta kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Pas paraqitjes së rastit, katër kamionë dhe 15 zjarrfikës u paraqitën në vendngjarje. Siç mund të shihet, kulmi i objektit është dëmtuar thuajse tërësisht. Nuk kemi pasoja në njerëz. Edhe nga stafi jonë nuk patëm persona të dëmtuar gjatë ngjarjes. Në momentet e shpërthimit të rastit, brenda objektit nuk ka pasur njerëz. Intervenuam në kohë dhe relativisht shkurt arritëm të lokalizojmë zjarrin”, tha Vasilovski, njofton Televizioni Koha.

Ky është rasti i dytë i shpërthimit të zjarrit në objektin e ndërmarrjes që është në procedurë e sipër të falimentimit.

Dragan Filipovski, administrues i procesit të falimentimit, njoftoi se në rastin e parë ishte tentuar që objekti të digjej, por në orët e mbrëmjes.

“Nga atëherë, për sigurinë e objektit ka qenë i angazhuar një roje, por siç duket shpërthimi i zjarrin në mes të ditës ka qenë i paparashikueshëm”,thotë ai.

Filipovski nuk dëshiroi të prognozon nëse rasti i shpërthimit të zjarrit ka qenë i qëllimshëm.

“Le t’i lejmë organet kompetente ta thonë fjalën e fundit”, tha shkurt Filipovski.

Nga 1 janari i vitit 2009 Ndërmarrja publike ishte zhveshur nga kompetencat e veta. Kjo ndërmarrje nuk kishte më të hyra nga rregullimi i tokës ndërtimore, duke kaluar në kompetenca të komunës.

Aktualisht, ndërmarrja ndodhet në fazën e falimentimit. Si rezultat, 19 të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Gostivar”, mbetën pa status të rregulluar pune.

Në pronësi të NP “Gostivar”, llogaritet të jenë 3 objekte afariste dhe shtatë banesa. Deri para 1 viti, në mjediset e objektit të ish ndërmarrjes ushtronte veprimtarinë e vet një çerdhe private, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *