Home / Sport / Duro lë Shkëndijën për Partizanin e Tiranës

Duro lë Shkëndijën për Partizanin e Tiranës

55-vjeçari ka lënë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës, me të cilën arriti të kualifikohet në Ligën e Europës, dhe është rikthyer në shtëpi, në familjen e kuqe, së cilës i përket si futbollist dhe teknik.

Tashmë nuk ka më dyshime, Shpëtim Duro është emëruar zyrtarisht trajner i Partizanit. 55-vjeçari ka lënë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës, me të cilën arriti të kualifikohet në Ligën e Europës, dhe është rikthyer në shtëpi, në familjen e kuqe, së cilës i përket si futbollist dhe teknik.

Shpëtim Duro merr përsipër drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit dhe 15 herë fituesve të Kupës së Shqipërisë për herë të katërt me objektiva madhorë përpara, që kanë të bëjnë me fitimin e trofeve. Zyra e shtypit e Partizanit ka njoftuar se prezantimi i Shpëtim Duros në postin e trainerit do të bëhet ditën e hënë, në orën 11:00, në ambjentet e klubit. Duro do të firmosë një kontratë 3-vjeçare.

Krerët e klubit nga Tetova dëshironin ta mbanin trajnerin nga kryeqyteti i Shqipërisë, për ta vijuar punën edhe në përfaqësimin europian, por Duro u tundua nga oferta e Partizanit dhe vendosi të ishte më pranë familjes, sërish pjesë e futbollit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *