Home / Lajme / Rajon / Dymbëdhjetë rusë shqetësojnë Kosovën

Dymbëdhjetë rusë shqetësojnë Kosovën

4 maj-Kjo agjenci në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, ka disa muaj që po merren me identifikimin e një grupi personash që po qëndrojnë rregullisht në Kosovë, sidomos në veri të vendit. Grupi që përbëhet nga dymbëdhjetë persona që kanë nënshtetësi ruse, në intervale të ndryshme po qëndrojnë në Kosovë.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, ka disa muaj që po merret me identifikimin e një grupi personash që po qëndrojnë rregullisht në Kosovë, sidomos në veri të vendit

Debati që po bëhet rreth punës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës po vjen në një kohë të papërshtatshme. Kjo agjenci në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, ka disa muaj që po merren me identifikimin e një grupi personash që po qëndrojnë rregullisht në Kosovë, sidomos në veri të vendit. Grupi që përbëhet nga dymbëdhjetë persona që kanë nënshtetësi ruse, në intervale të ndryshme po qëndrojnë në Kosovë.

Institucionet e sigurisë i kanë identifikuar ata dhe po i vlerësojnë agjentë që po synojnë destabilizimin e veriut të Kosovës. Për këtë zhvillim, javën e kaluar, janë njoftuar edhe zyrtarisht udhëheqësit më të lartë të vendit, kanë bërë të ditur burime të gazetës Tribuna.

Sipas të njëjtave burime, kjo edhe ka qenë një nga arsyet, pse udhëheqësit më të lartë të shtetit e kanë injoruar debatin e fundit që ka shpërthyer rreth AKI-së dhe shefit të saj Bashkim Smakaj, pas arrestimit të lartë të një zyrtari të kësaj agjencie.

Gazeta ka raportuar ditë më parë se institucionet ndërkombëtare të sigurisë janë në dijeni të synimit të Rusisë që ta destabilizojë veriun e Kosovës, duke krijuar një situatë të ngjashme me atë në Ukrainë. Sipas këtyre burimeve, Moska po synon që të arrijë tri qëllime me anë të destabilizimit. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *