Home / Lajme / Rajon / “Ecolog” rrit investimet në Kosovë

“Ecolog” rrit investimet në Kosovë

19 Maj – Përfaqësuesi i kompanisë “Ecolog”, Abdylmenaf Bexheti, në një intervistë për gazetën “Zëri”, thotë se deri më tash kanë investuar në Kosovë nga motivi socio-ekonomik

Përfaqësuesi i kompanisë “Ecolog”, Abdylmenaf Bexheti, në një intervistë për gazetën “Zëri”, thotë se deri më tash kanë investuar në Kosovë nga motivi socio-ekonomik, sesa motivet e profitit. Bexheti paralajmëroi rritjen e investimeve në Kosovë, në sektorin e ujit, ndërtimtarinë, si dhe energjetikës.

Zëri: Sa po shfrytëzohen potencialet e diasporës për investime në Kosovë?

Bexheti: Nëse marrim kontributin e përgjithshëm të tyre me trasferet dhe remitancat, mund të thuhet se ka komponentë më kontribuues në ekonominë e Kosovës, por nga aspekti i konsumit. E në aspektin e investimeve fatkeqësisht ende jo aq sa duhet, por përpjesëtimisht si është potenciali. Diaspora jonë fatmirësisht ka edhe shumë afaristë të suksesshëm jashtë, ku dhjetëra prej tyre aktualisht janë në Kosovë, e të cilët mund të jenë ndër afaristët më të suksesshëm në regjion..

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *