Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një doktor në fushën e shkencave shoqërore

Edhe një doktor në fushën e shkencave shoqërore

Tetovë, 29 Maj – Shkencave shoqërore i shtohet edhe një kuadër professional. Bëhet fjalë për Selver Xhemaili i cili këtyre ditëve mbrojti tezën e doktoraturës me titull ” Roli dhe kuptimi i legjislacionit osman-turk në Maqedoni në shekullin XVIII-XIX”. Mentor tw Xhemalilit kanw qenw Jovan Janev, si dhe në konsultime të vazhdueshme me ekspertin e kësaj fushe Ahmet Sherif.

“Tema e doktoraturës në fjalë, e Selver Xhemailit, përbëhet prej katër kapitujve, parafjalës, hyrjes, përfundimit dhe literaturës. “Në kapitullin e parë flitet për të drejtën osmane-turke në shekullin XVIII. Brenda këtij kapitulli flitet më gjërësisht për burimet e të drejtës osmane, për legjislacionin, gjykatat dhe kadinjtë, rolin e të drejtës islame në të drejtën osmane, si dhe për raportet e të drejtës islame dhe asaj tradicionale. Në kapitullin e dytë, bëhet fjalë për ndikimet e jashtme në formimin e të drejtës osmane në Perandorinë Osmane gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Kapitulli i tretë në vete ngërthen diskutimin rreth reformave dhe ndikimin e tyre në sistemin e të drejtës osmane në shekullin XIX. Kurse në kapitullin e katërt flitet për ndikimin e të drejtës osmane në reformat e realizuara në Perandorinë Osmane në shekullin XIX”, thotw autori. Ndryshe Selver Xhemaili, jeton në Tetovë dhe punon në Muftininë e Tetovës, gjegjësisht në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni, si dhe është ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Selver Xhemaili, është një intelektual guximtar dhe me disa gjuhë të huaja, i cili i është përkushtuar kulturës osmane në shekullin XVIII-XIX, e sidomos çështjes së legjislacionit osman, edhe pse dihet se në opinionin shqiptar, si rezultat i sllavizimit të dijes në të kaluarën këtu në Ballkan, dominon mendimi se Perandoria Osmane është tërësisht negative për Ballkanin dhe për shqiptarët. Selveri arriti që me 25 mars të vitit 2014 në Institutin e Historisë Nacionale, pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, të mbrojë tezën e doktoraturës me titull: “Улогата и Значењето на Османлиско-Турското Законодовство во Македонија XVIII-XIX Век” (Roli dhe kuptimi i legjislacionit osman-turk në Maqedoni në shekullin XVIII-XIX), nën patronatin e mentorit prof. dr. Jovan Janev, si dhe në konsultime të vazhdueshme me ekspertin e kësaj fushe prof.dr. Ahmet Sherif.
Tema në fjalë, duke u nisur nga metoda e hulumtimit, përdorimi i literaturës në disa gjuhë të huaja, shfrytëzimi i dokumenteve arkivore nga arkivi shtetëror i Maqedonisë dhe arkivi osman në Stamboll të Turqisë, si dhe qasja objektive e autorit, zbardhë një segment mjaftë të rëndësishëm të historisë së Gadishullit Ballkanik, në përgjithësi, dhe atij shqiptar, në veçanti. Të shkruash apo të kuptosh historinë, kulturën, fenë, gjuhën, legjislacionin etj., osman do të thotë të shkruash dhe të kuptosh historinë, kulturën, fenë, gjuhën, legjislacionin etj., e çdo populli që ka jetuar në këto vende, të cilët më shumë se pesë shekuj kanë qenë nën çatinë e quajtur Perandori Osmane.
E kaluara i takon atij që e ka jetuar, qoftë ajo e ëmbël apo e hidhur. Mu në këtë drejtim ne shqiptarët kemi shumë keqkuptime. Fatkeqësisht shumë personalitete/hulumtuesë që i janë përkushtuar këtij segmenti historik, mundohet ose ta injorojnë ose të tërë ta paraqesin si një periudhë negative për shqiptarët. Kjo tregon se ke të bësh me një cekshmëri të njohjes së problemit ose të mos njohjes fare të tij.
Autori, Selver Xhemaili, me punimin e tij të doktoraturës, neve na mëson se e kaluara duhet njohur ashtu sikur që është. Dhe kjo është edhe më realja. Pra nuk është ideja që gjërat të tregohen ashtu sikur nuk janë, qoftë në dimension pozitiv ose negativ. Nëse ne i idealizojmë apo i injorojmë gjërat, nuk kemi bërë gjë, por, vetëm se e kemi shtrembëruar të vërtetën. Kurse ky punim po na tregon se e vërteta historike sa më mirë që të kuptohet aq më mirë njerëzit e njohin veten, e sidomos popujt ballkanik.
Tema e doktoraturës në fjalë, e dr. Selver Xhemailit, përbëhet prej katër kapitujve, parafjalës, hyrjes, përfundimit dhe literaturës. Autori në kapitullin e parë fletë për të drejtën osmane-turke në shekullin XVIII. Brenda këtij kapitulli flitet më gjërësisht për burimet e të drejtës osmane, për legjislacionin, gjykatat dhe kadinjtë, rolin e të drejtës islame në të drejtën osmane, si dhe për raportet e të drejtës islame dhe asaj tradicionale. Në kapitullin e dytë, bëhet fjalë për ndikimet e jashtme në formimin e të drejtës osmane në Perandorinë Osmane gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Kapitulli i tretë në vete ngërthen diskutimin rreth reformave dhe ndikimin e tyre në sistemin e të drejtës osmane në shekullin XIX. Kurse në kapitullin e katërt flitet për ndikimin e të drejtës osmane në reformat e realizuara në Perandorinë Osmane në shekullin XIX.
Jam i bindur se ky punim do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në pasurimin e bibliotekës tonë në vend dhe më gjerë, si dhe çdo studiuesi të ri do t’i mundësojë që ta ketë rrugën edhe më të lehtë në vazhdimin e hulumtimeve në këtë drejtim.
Dr. Selver Xhemaili, jeton në Tetovë dhe punon në Muftininë e Tetovës, gjegjësisht në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni, si dhe është ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *