Home / Sport / Edhe Senegali mposhti Kosovën

Edhe Senegali mposhti Kosovën

Përfaqësuesja e Senegalit ka triumfuar ndaj asaj të Kosovës 3:1 në sfidën e zhvilluar në Gjenevë. Për dallim nga loja ndaj Turqisë, skuadra e Albert Bunjakut dha një paraqitje më të mirë.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e dytë rresht. Pas humbjes së thellë 6:1 nga Turqia, skuadra ‘verdhekaltër’ u mposht nga Senegali.

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës, senegalezët triumfuan 3:1 ndaj kosovarëve.

Oumar Niasse (41’ dhe 49’) dhe Diafra Sakho (51’) shënuan në këtë fitore të skuadrës afrikane, teksa golin e vetëm të kosovarëve e realizoi Albert Bunjakut (25’).

Ky ishte goli i dytë rresht i Bunjakut për fanellën e Kosovës, pas atij të shënuar ndaj Turqisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *