Home / Lajme / Maqedoni / Egzon Ceka është maturanti që humbi jetën në mëngjes

Egzon Ceka është maturanti që humbi jetën në mëngjes

Tetovë, 21 Maj – Vetura e tipit Tojota me targa të Tetovës e drejtuar nga Egzon Ceka 19 vjeçar nga Tearca, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Nga ky aksident maturanti Egzoni ka marrë lëndime të rënda dhe ka ndëruar jetë ndërsa bashkëudhëtarja B.I nga fshati Poroj poashtu me lëndime të rënda pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës mënjëherë është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Një i vdekur dhe i katër të lënduar është bilansi i aksidentit të sotëm që ka ndodhur në orët e hershme të mengjesit. Aksidenti tragjik ka ndodhur në orën 6 e 30 minuta, në afërsi të pikës së pagesës në hyrje të Tetovës tek mbikalimi.

“Vetura e tipit Tojota me targa të Tetovës e drejtuar nga Egzon Ceka 19 vjeçar nga Tearca, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Nga ky aksident maturanti Egzoni ka marrë lëndime të rënda dhe ka ndëruar jetë ndërsa bashkëudhëtarja B.I nga fshati Poroj poashtu me lëndime të rënda pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës mënjëherë është dërguar në Klinikat e Shkupit”, njoftoi Policia e Tetovës, njofton tv koha. Në këtë aksident poashtu edhe tre maturant të tjerë kanë marrë lëndime, A.R (19) vjeçar nga Tetova, L.K (19) vjeçare nga Përshefca dhe J.C gjithashtu 19 vjeçar nga Teraca kanë marrë lëndime të lehta dhe pas dhënies së ndihmës së parë janë lëshuar për kurim shtëpiak, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, tansmeton Televizioni Koha.

Prokurori publik së bashku me ekipet e SPB-së kanë bërë hetime në vendin e ngjarjes dhe punojnë në zbardhjen e detajeve. Bëhet e ditur se viktima dhe katër të tjerët të lënduar mbrëmë pas festës së maturës janë drejtuar për në Gostivar, ndërsa në kthim e sipër për në Tetovë pasi kanë kaluar pikën pagesore janë aksidentuar, informon Tv Koha.
Sipas burimeve policore vajza nga fshati Poroj e cila është shtruar në klinikat e Shkupit ndodhet jashtë rrezikur për jetë. (Tv KOHA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *