Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Maturanti i vrarë në Shkup nxënës në shkollën e mjekësisë në Tetovë

Ekskluzive: Maturanti i vrarë në Shkup nxënës në shkollën e mjekësisë në Tetovë

Tetovë, 20 Maj – Burime të Televizionit Koha kanë bërë të ditur se Angel.P ka qenë nxënës i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë. Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe nga policia e Tetovës.

Nxënësi i vrarë Angel i cili humbi jetën mbrëmë ka qenë nga Tetova dhe ka jetuar në Shkup, me prejardhje nga fshati Zhilçë i Tetovës. Burime të Televizionit Koha kanë bërë të ditur se Angel.P ka qenë nxënës i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë. Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe nga policina e Tetovës.

Ndryshe, zënka banale për vjedhje të biçikletës e cila përfundoi tragjikisht, solli edhe deri tek eskalimi i situatës gjatë mbrëmjes në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Pas pakënaqësisë dhe revoltes që u manifestua mbrëmë rreth vrasjes së të riut Angel P. mëngjesi i sotëm rezulton i qetë. Siç merret vesh rruga që kalon nëpër lagjen Gjorçe Petrov në drejtim të qendrës së qytetit është lejuar për kalim. Përndryshe, deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm rruga ka qenë e mbyllur për qarkullim,ndërkohë që automjetet kanë ecur vetëm përmes rrugës qarkore.

Ekipet e ndërmarrjes komunale kanë pastruar rrugët dhe kanë reparuar kontejnerët e djegur, kurse në vendin ku ndodhi vrasja, te Spitali evropian i syve, ndodhen dhjetëra pjestarë të njësisë speciale policore. Mediat maqedonase raportojnë se për të qetësuar masën e dhunshme në Gjorçe Petrov mbrëmë kanë qëndruar edhe zyrtarë të lartë policor, ku u dëmtuan pronat e banorëve shqiptarëve.

Rruga që kalon nëpër këtë lagje lidh Shkupin me Tetovën dhe qytetet tjera, kurse qytetarët për në Tetovë dhe ansjelltas deri sot në mëngjes kanë qarkulluar përmes Qarkores.

Ndërkohë mediat kanë dhënë edhe informacione tjera plotësuese për ngjarjen tragjike të vrasjes së të riut maqedonas.

Vrasjes i ka paraprirë grabitja e një biciklete në oborrin e shtëpisë së viktimës Angel.P, 19 vjeç. Ky i fundit sapo ka hetuar grabitësin i shoqëruar nga babai i tij me një makinë janë vënë në ndjekje të grabitësve. Por Angel.P, sapo ka mbërritur grabitësit në afërsi të Spitalit Evropian të Syve në lagjen Gjorçe Petrov, njëri prej tyre e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në zemër.

Policia informoi se autori i vrasjes është Naser.E, i cili ka pranuar se ka kryer aktin e vrasjes. Angel.P, para dy ditëve kishte festuar maturën, pasi që sapo kishte përfunduar shkollën e mesme të mjeksisë.

MPB për sot lajmëroi se do të jap hollësi për incidentin dhe dhunën që ka përfshirë këtë pjesë të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *