Home / Lajme / Maqedoni / Fëmija njëvjeçar, pacienti më i ri në Maqedoni me HIV/SIDA

Fëmija njëvjeçar, pacienti më i ri në Maqedoni me HIV/SIDA

22 Maj – Fëmijë njëvjeçar është një nga 83 rastet që gjithsej janë shënuar në Maqedoni, e që janë të infektuar me virusin HIV.

Një fëmijë njëvjeçar është pacienti më i ri i cili është bartës i virusit HIV-SIDA në Maqedoni. Virusi i kësaj sëmundje vdekjeprurëse atij i është bartur përmes nënës, për të cilën familja nuk e kanë ditur se është e infektuar me HIV-SIDA. Fëmijë njëvjeçar është një nga 83 rastet që gjithsej janë shënuar në Maqedoni, e që janë të infektuar me virusin HIV. Vetëm prej fillimit të këtij viti janë shënuar 17 raste të reja, transmeton gazeta “Lajm”. Sipas zyrtarëve të Klinikës për sëmundje infektive në Shkup, të gjitha rastet e shënuara gjatë këtij viti janë meshkuj. Shumica prej tyre janë infektuar përmes marrëdhënieve homoseksuale, kurse vetëm një numër i vogël përmes marrëdhënieve heteroseksuale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *