Home / Lajme / Maqedoni / Filloi me punë konstituimi i kuvendit te ri republikan

Filloi me punë konstituimi i kuvendit te ri republikan

10 Maj – Kuvendin I cili duhet te verifikojë mandatet e reja parlamentare udhehiqet nga deputeti me I moshuar Stojan Milanov nga Partia Socialiste.

Filluan punimet ne konstituimin Kuvendit te 8 me rradhe.
Kuvendin I cili duhet te verifikojë mandatet e reja parlamentare udhehiqet nga deputeti me I moshuar Stojan Milanov nga Partia Socialiste.
Ne mbledhje, nga numri I përgjitshëm I deputetëve 123 , marin pjese vetëm 86 deputet nga VMRO-DPMNE, BDI, PDSH, dhe GROM.
Ne mbledhjen konstituive mer pjes edhe Kryetari I posazgjedhur I Republikës së maqedonise Gjorgje Ivanov, Ambasadori I SHBA Pol Volers dhe njeriu I parë I delegacionit të Unionit Evropian në Maqedoni Aivo Orav.Tv Koha
Kuvendi me 76 vota pro , nuk pranoi doreheqjet dhe dorezimin e mandateve nga ana e LSDM dhe RDK me arsyetim se nje opcion i tille nuk egziston ne kushtetuten e Republikes se Maqedonise, dhe sipas kesaj ata do te llogariten prej sot si deputet republikan dhe nese ne 6 muajt e ardhshem nuk do te marin pjese ne punen e parlamentit dhe nuk do te arsyetojne mospjesemarrjen e tyre ateher kuvendi mund tua mer mandatet dhe vetem per ato mandate te shpall zgjedhje te reja.
Ne keto momente Kuvendi eshte duke bere zgjedhjen e komisioneve dhe voton per anetaret e komisioneve parlamentare.Tv Koha
komisioni per zgjedhje dhe emerime per momentin eshte duke mbajtur mbledhje per te propozuar Kryetarin e Parlamentit dhe zevendesit e tij. Pritet per 30 minuta te vazhdoje seanca parlamentare dhe te zgjidhet kryetari i Parlamentit dhe nenkryetaret e Kuvendit Republikan, raporton Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *