Home / Lajme / Maqedoni / Fillon festivali i filmit (VIDEO)

Fillon festivali i filmit (VIDEO)

Tetovë, 20 Maj – Në organizim të qendrës për bashkëpunim Ballkanik “Loja” prej (sot) 21 maj e deri më 24 maj do të mbahet festivali ndërkombëtar I filmit të shkurtër “Watch Out”.

– Ky festival mbahet për herë të tretë, ndërsa edhe kësaj radhe do të mbahet në amfiteatrin e shtëpisë memoriale të ish partisë Komuniste në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Elmedina Shafi nga qendra për Bashkëpunim Loja u shpreh se në këto tre vite “Watch out” është rritur për tu bërë një festival i njohur dhe i veçantë në rajon.

Ndërsa Aleksandar Stojanovski shpalosi detajet rreth këtij festivali ndërkombëtarë ku mes tjerash theksoi se në vitin e tretë të “Watch Out”, në konkurrencë kanë qenë më shumë se 100 filma dhe ka qenë tepër e vështirë nga juria të përzgjidhen filmat. “Watch out” mbetet i përkushtuar për qëllimin e tij fillestar: mbështetje për zhvillimin e skenës lokale, zbulimin dhe mbështetjen e artistëve të pavarur dhe kultivimin e audiencës në Tetovë dhe rajonin e Ballkanit, njofton Televizioni Koha.

Bujar Luma drejtor i qendrës për bashkëpunim ballkanik Loja theksoi se “Watch Out” është vetëm njëri nga shumë evenimentet që organizon “Loja” por e cila duhet të veçohet sepse është i vetmi eveniment realizohet nga vullnetarët pa asnjë përkrahje lokale apo shtetërore.

Në këtë vit të tretë filmat të cilët do të shfaqen janë ndarë në kategori dhe zhanre të ndryshme si filmi i shkurtër, dokumentare, eksperimentale dhe i animuar. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *