Home / Lajme / Maqedoni / Filluan protestat në Gjorçe Petrov

Filluan protestat në Gjorçe Petrov

Shkup, 20 Maj – Para disa minutave kanë filluar protestat në Gjorçe Petrov të Shkupit, protestuesit maqedonas protestojnë me brohoritje “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”

Për Televizionin Koha njoftonjn se një grup prej rreth 500 të rinjësh, janë grumbulluar në lagjen “Gjorce Petrov”, me qëllim të, sic kanë thënë ata, “t’i japin përkrahje moshatarëve të tyre në këtë komunë të Shkupit”.

Ata thonë se janë grumbullar për protestë pikërisht në këtë vend, ku u therr me thikë dje 18-vjecari Angel Petkovski. Ata sapo janë grumbulluar kanë filluar brohoritjet e njohur me përmbajtje antishqiptare dhe fashiste, të tipit: “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”! Që para gjysëm ore, të gjitha hyrjet që shpien drejt ‘Gjorce Petrovit’, janë bllokuar.

Vërehet një prani e madhe e forcave policore të armatosura.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *