Home / Lajme / Maqedoni / Filluan regjistrimet në shkollat fillore (VIDEO)

Filluan regjistrimet në shkollat fillore (VIDEO)

Tetovë, 05 Maj – Në shkollat fillore të Tetovës kanë filluar regjistrimet e nxënësve të cilët do të vijojnë shkollimin në 12 shkollat e kësaj komune në vitin shkollor 2014/15.

Edhe këtë vit nga Sektori për Arism në komunën e Tetovës kanë planifikuar 59 paralele po aq sa vitin e kaluar. Nga ky sektor bëjnë të ditur se janë në pritje të pëlqimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për numrin e nxënësve që do të pranohen, njofton Televizioni Koha.

Ndërkaq, në vitin shkollor 2013/14 në shkollat fillore të komunës së Tetovës ishin rregjistruar 1048 nxënës të shpërndarë në 59 paralele ku nga këta 821 nxënës ishin me mësim në gjuhën shqipe edhe atë në 44 paralele, 211 nxënës në gjuhën maqedonase në 13 paralele dhe 16 nxënës në gjuhën turke të ndara në dy paralele.

Kështu bëri të ditur për Televizioni Koha udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike Amet Qazimi.“Në vitin 2010/11 kishte 57 paralele me 1132 nxëns, në vitin 2011/12 kishte poashtu 57 paralele me 1093 nxënës, ndërsa vitin 2012/13 kishte 59 paralele me 1095 nxënës, kurse vitin e kaluar në 59 paralele ishin shpërndarë 1048 nxënës”, tha Qazimi.

Në komunë e Tetovës gravitojnë gjithësej 12 shkolla qendrore.Nga shkollat fillore kanë bërë të ditur se janë të përgatitura për fillim të regjistrim të nxënësve dhe presin që deri në afatin e paraparë të plotësohen të gjitha vendet e parapara, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *