Home / Lajme / Maqedoni / Finalizohet formimi i koalicionit qeverisës

Finalizohet formimi i koalicionit qeverisës

23 maj-Gruevskit edhe pse i kanë mbetur edhe 10 ditë për të formuar kabinetin qeverisës, ai pritet që ta shpallë ate më herët nga afati prej 20 ditëve nga marrja e mandatit nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

VMRO-DPMNE dhe BDI gati se kanë finalizuar formimin e koalicionit qeverisës si dhe ndarjen e resoreve ministrore.

Kjo bëhet e ditur për INA nga burime partiake nga taboret e dyja partive. Në fundjavë ose në fillim të javës tjetër pritet të bëhet publike gjithçka duke nisur edhe emrat e parë të ministrave dhe pikat kyçe të programit qeverisës, që nuk do të dallojnë edhe shumë nga marrëveshja e koalicionimit e shpallur në fillim të këtij muaji nga dyja partitë.

Siç mësohet, ndryshime do të ketë në disa dikastere, që do të këmbehen nga VMRO-DPMNE dhe BDI.

Së fundi janë shpalosur disa variante dhe propozime se cilat ministri do të drejtojë BDI, por kjo parti ka konfirmuar zyrtarisht se gjithçka që është publikuar së fundi është pjesë e spekulimeve. Por pasi që negociatat janë drejt finalizimit, mësohet se partia shqiptare do të mbajë ministritë e deritanishme që ka pasur gjatë qeverisjes së deritanishme, me përjashtim të Ministrisë së Mbrojtjes, që do të kalojë tek VMRO-DPMNE. Në këmbim të kësaj partia shqiptare do të ketë tre opsione të drejtimit të ndonjë nga dikasteret e tjera ministrore si: Ministria e Shëndetësisë, Arsimit dhe Ministria e Punës dhe Politikave Sociale. Por në opsionet e ndërrimeve është edhe Ministria e Ekonomisë ose ajo e Ekologjisë.

Gruevskit edhe pse i kanë mbetur edhe 10 ditë për të formuar kabinetin qeverisës, ai pritet që ta shpallë ate më herët nga afati prej 20 ditëve nga marrja e mandatit nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

Formimi i qeverisë së re do të duhet të votohet nga Parlamenti me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve më së voni deri më 16 qershor 2014.

Për formimin e Qeverisë së re do të duhen 62 deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE ka 61 deputetë, por formimin e Qeverisë ajo do ta bëjë me BDI që ka fituar 19 deputetë, por duke përfshirë edhe deputetin e vetëm të partisë GROM. Qeveria e re pritet të ketë mbështetjen edhe të PDSH-së, e cila ka paralajmëruar se do t`i jap mbështetje qeverisjes së re, pavarësisht se do të jetë apo jo pjesë e saj. INA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *