Home / Lajme / Rajon / Foto rrënqethëse nga përmbytjet në Bosnjë dhe Serbi

Foto rrënqethëse nga përmbytjet në Bosnjë dhe Serbi

17 Maj – Mediat rajonale dhe botërore kanë shpërndarë foto rrënqetëshe nga përmbytjet në Bosnjë – Hercegovinë dhe Serbi.

Në foto shihet se përshkallëzimi i situatës në teren nga të reshurat atmosferfike po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Gjendja e jashtëzakonshme, është shpallur në pjesë e Bosnjës dhe Serbisë pas shiut të rënë, duke shkaktuar përmbytjet më të rënda në 120 vitet e fundit.

Bosnjë: Lumi Gostelja në Zivinican shkatërron shtëpitë.





BE dërgon ndihmat e para

Lumenjtë kanë tejmbushur qytetet dhe fshatrat, ndërkohë që rrëshqitjet e tokës kanë varrosur mijëra shtëpi. Të paktën tre persona kanë humbur jetën duke përfunduar të mbytur në ujërat e rrëmbyeshëm.

Helikopterët e ushtrisë janë dërguar për të evakuuar mijëra banorë të mbytur , por raportet thonë se moti i keq po pengon përpjekjet e shpëtimit.

Kryeministri i Serbisë raportojë për mediet se, ngjarja e ndodhur ishte “katastrofa më e madhe ndonjëherë ” . Ai tha se qeveria e tij kishte bërë thirrje për ndihmë nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe vendet fqinje.

Ekipet e shpëtimit në Serbi thonë se deri më tani kanë arritur të evakuojnë rreth 4,000 njerëz.

Në Bosnjë, helikopterët e ushtrisë janë duke u përpjekur për të shpëtuar banorët, disa nga të cilët kanë qenë të ulur me orë të tëra duke pritur për ndihmë. Por raportet thonë se era e fortë dhe shiu mund të pengojnë përpjekjet.

” Ne për fat të keq duhet të ndërpresin misionit për shkak të reshjeve dhe erërave të papërballueshme. Koha është e tmerrshme dhe helikopterët e kanë të pamundur fluturimet në mot të tillë, ” tha piloti i skuadrës së shpëtimit, Fahrudin Memic. ” Ky është misioni më i vështirë që kam marrë pjesë ndonjëherë, me mijëra njerëz të evakuuar dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike, ” shtoi ai.

Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e tij për mbrojtje të civilëve, për t’i ofruar ndihmë Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në përballimin e përmbytjeve.

Serbia ka nevojë për pompa uji me kapacitet të lartë dhe ekipe që operojnë me to, ndërsa Bosnja ka kërkuar helikopterë dhe varka me motorë për evakuimin e banorëve, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *