Home / Lajme / Maqedoni / Geroski: Gruevski arriti t’ua shkurtojë kthetrat shqiponjave

Geroski: Gruevski arriti t’ua shkurtojë kthetrat shqiponjave

Shkup, 11 Maj – Kryeredaktori i gazetës ditore pro opozitare “Sloboden Pecat”, Branko Geroski ka uruar kryeministrin Nikolla Gruevski për arritjet e tij në raport me partitë shqiptare, ku nuk ka bërë asnjë lëshim apo pëllëmbë ndaj kërkesave ambicioze të partive shqiptare.

“Unë do të jem korrekt dhe do të shfrytëzojë këtë rast për të uruar publikisht Nikola Gruevskin për negociatat e suksesshme të përfunduara me Ali Ahmetin.

Gruevski ka sukses ashtu siç nuk ka pasur sukses deri tani asnjë politikan maqedonas, që prijësve shqiptarë të mos i bëj lëshime për asnjë pëllëmbë, për kërkesat e tyre ambicioze, që siç shihet ato shërbejnë vetëm për të impresionuar elektoratin e tyre, por që këto kërkesa ai i shumëzon me zero.

Ashtu apo kështu, Gruevski ka gjetur mënyrën se si t`ia shkurtojë kthetrat e shqiponjave”, shkruan Geroski, duke theksuar se kjo metaforë me kthetrat e shqiponjave është një opsesion i vjetër i VMRO-istëve, që përdorej nga Lubisha Georgievski. “Ja që sot kjo po ndodhë realitet”, shkruan Geroski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *