Home / Lajme / Rajon / Gjirokastër: Bllokohen 500 kg marijuanë nga Lazarati (VIDEO)

Gjirokastër: Bllokohen 500 kg marijuanë nga Lazarati (VIDEO)

Gjirokastër, 05 Maj – Sipas Ora News, droga e ndarë në 15 çanta shpine, ishte transportuar me dy automjete nga Lazarati në Hoshtev. Më pas aty droga është fshehur në një përrua ku 3 persona do ta tërhiqnin me mushka. Policia ka ndërhyrë pikërisht në momentin kur trafikantët pasi kishin ngarkuar drogën në kafshët e punë kanë vijuar udhëtimin e tyre për në destinacionin përkatës

Një sasi prej 500 kg marijuanë e dalë nga Lazarati është sekuestruar gjatë orëve të natës nga policia e Gjirokastrës.

Në kuadër të këtij operacioni të koduar “Udin” në pranga ka rënë edhe një prej transportuesve të kësaj lënde narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Sipas Ora News, droga e ndarë në 15 çanta shpine, ishte transportuar me dy automjete nga Lazarati në Hoshtev. Më pas aty droga është fshehur në një përrua ku 3 persona do ta tërhiqnin me mushka. Policia ka ndërhyrë pikërisht në momentin kur trafikantët pasi kishin ngarkuar drogën në kafshët e punë kanë vijuar udhëtimin e tyre për në destinacionin përkatës.

Forcat blu ndërhynë në Zagori, pikërisht mbi fshatin Hoshtev ku kanë arrestuar njërin prej transportuesve, Niko Rizvo ndërsa dy transportuesit e tjerë kanë arritur të largohen duke përfituar nga errësira e moti i keq. Sipas policisë Niko Rizvo dhe dy transportuesit e tjerë kanë përdorur 3 banesa për të fjetur në fshatin Hoshtev deri në momentin kur ngarkesa me lëndë narkotike të vinte në destinacion. Prandaj ata do të jenë në procedim penal edhe për dhunimin e këtyre banesave Në kërkim janë shpallur edhe dy drejtuesit e automjetit që kanë nxjerrë drogën nga Lazarati.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *