Home / Sport / Gjurovski publikon listën përfundimtare për miqësoret e majit

Gjurovski publikon listën përfundimtare për miqësoret e majit

Pasi kohë më parë publikoi një listë me 35 futbollistë, Gjurovski tani redukton në 23 futbollistë numrin e të ftuarve për këta miqësore.

Seleksionuesi i kombëtares së futbollit të Maqedonisë, Boshko Gjurovski ka publikuar listën përfundimtare për përballjet kontrolluese me Kamerunin dhe Katarin që në fund të majit do të zhvillohen në Austri, gjegjësisht në Itali. Pasi kohë më parë publikoi një listë me 35 futbollistë, Gjurovski tani redukton në 23 futbollistë numrin e të ftuarve për këta miqësore. Për shkak të lëndimeve apo angazhimeve në ekipet e tyre, ftesës nuk kanë mundur ti përgjigjen Stjepanoviq, Ristovski, Demiri dhe Alioski. Si që u paralajmërua më herët, për herë të parë me ekipin përfaqësues do të paraqitet Besart Abdurahimi, i cili kohë më parë pranoi që të luajë për Maqedoninë. Nga kampionati vendor për këto ndeshje Gjurovski ka ftuar Cuculin, Efremovin, Ilioskin dhe Manevskin. Përfaqësuesja e Maqedonisë më 20 maj udhëton drejt Kufshtajnit të Austrisë,ku më 26 maj në orën 19:00 do të përballet me Kamernin. Katër ditë më vonë në Rieti të Italisë zhvillohet miqësorja me Katarin.

Lista për miqësoret me Kamerunin dhe Katarin:
Portierë: Tome Paçovski (Mehelen, Belgjikë), Andreja Efremov (Metalurg)
Mbrojtës: Daniel Georgievski (Steaua Bukuresht, Rumani), Aleksandar Todorovski (Shturm, Austri), Goran Popov (VBA, Angli), Ardian Cuculi (Shkëndija), Vançe Shikov (Volin, Ukrainë), Boban Grnçarov (Tavrija, Ukrainë), Daniel Mojsov (Bran, Norvegji), Kire Ristevski (Slavija Sofia, Bullgari)
Mesfushorë: Stefan Spirovski (Beroe, Bullgari), Ferhan Hasani (Brondi, Danimarkë), Agim Ibraimi (Kaljari, Itali), David Babunski (Barcelona B, Spanjë), Aleksandar Trajkovski (Mehelen, Belgjikë), Taulant Sulejmanov (Rabotniçki)
Sulmues: Ivan Triçkovski (Beveren, Belgjikë), Besart Abdurahimi (Hapoel Tel Aviv, Izrael), Jovan Kostoski (Leuven, Belgjikë), Adis Jahoviq (Vorskla, Ukrainë), Bazhe Ilijoski (Rabotniçki), Krste Velkovski (Saraevo, BeH), Borçe Manevski (Rabotniçki).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *