Home / Lajme / Maqedoni / Gjysma e familjes Zekiri mbetet në Radishan, gjysma në Shtutgart

Gjysma e familjes Zekiri mbetet në Radishan, gjysma në Shtutgart

09 Maj – Gjysma e familjes Zekiri nga Radishani u detyrua të largohet nga shtëpia shkaku i sulmeve të shpesha që iu bëhen nga maqedonasit

Gjysma e familjes Zekiri nga Radishani u detyrua të largohet nga shtëpia shkaku i sulmeve të shpesha që iu bëhen nga maqedonasit.

Femi Zekiri për Portalb, bën të ditur se disa nga anëtarët e familjes nuk mund ta duronin stresin dhe pasigurinë që kemi këtu dhe vendosën të largohen nga Radishani.

“16 anëtarë të familjes janë larguar, edhe 20 kemi mbetur këtu. Shkaku i largimit të tyre ka qenë pasiguria në shtëpi, ku pothuajse çdo natë na shqetësojnë maqedonasit. Kjo situatë është prezente që 13 vite dhe askush nuk ndërmerr asgjë andaj ata u larguan”, tha Zekiri.

Ai shtoi se pjesa e mbetur këtu për momentin nuk mendon të largohen, por megjithatë asgjë nuk është e sigurt.

Ndërkaq familja e Zymer Zekirit pas arritjes në Shtutgart, është strehuar në banesën e Vitor Spaqit, nga Dibra

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *