Home / Lajme / Maqedoni / Goditet këmbësori nga fshati Pallçisht (VIDEO)

Goditet këmbësori nga fshati Pallçisht (VIDEO)

Tetovë, 05 Maj – Këmbësorët vijojnë të jenë viktimë në rrugët e Tetovës. Rasti i fundit është rregjistruar pasditen e shtunë në rrugën regjionale Pirok-Tetovë në fshatin Kamenjan.

– Goditet këmbësori nga fshati Pallçisht

Këmbësorët vijojnë të jenë viktimë në rrugët e Tetovës. Rasti i fundit është rregjistruar pasditen e shtunë në rrugën regjionale Pirok-Tetovë në fshatin Kamenjan. “Vetura e tipit Nisan me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga A.R 32 vjeçar nga fshati Pallçisht ka goditur këmbësorin 14 vjeçar nga po i njëjti fshat. Nga goditja i mituri ka marrë lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak. Shkak i këtij aksidenti ka qenë pakujdesia ndërsa dëmi material është llogaritur 20 mijë denarë”, njofton SPB-ja e Tetovës. Është kryer hetim dhe janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij rastin njofton policia, njofton Televizioni Koha.

– Aksident në Tetovë

Dje rreth orës 08 e 40 minuta në rrugën 29 nëntori në Tetovë vetura e tipit Jugo me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga B.D 45 vjecar ka goditur një veturë të parkuar të tipit Shkoda me regjistrim të Tetovës, pronë e 35 vjecarit N.T nga Tetova. Nga goditja vozitësi i veturës Jugo ka marrë lëndime trupore me crast është dërguar dhe mbajtur në spitalin klinik të Tetovës. Është kryer hetim ndërsa shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë përderisa dëmi material është llogaritur 30 mijë denar njofton policia.

– Vidhen 470 litra naft nga 2 vetura në fshatin Shemshovë

30 vjecari Sh.N nga fshati Shemshovë dje ka denoncuar se në punëtorinë e tij është kryer vjedhje. Tani për tani persona të panjohur nga dy veturat Mercedes të cilat i ka pasur në punëtori për ti rregulluar janë vjedhur 470 litra naftë. Hajnat me forcë kanë hapur kapakët e rezervuarit dhe pa u vërejtur nga askush kanë vjedhur naftën dhe kanë lëshuar vendin pa u vërejtur nga askush. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *