Home / Lajme / Rajon / Grabitet me dhunë në Tiranë, kryetari i LSI, Ilir Dashi

Grabitet me dhunë në Tiranë, kryetari i LSI, Ilir Dashi

Tiranë, 27 Maj – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës, Ilir Dashi është dhunuar fizikisht dhe është grabitur nga dy persona, mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, i thanë agjencisë noa.al, burime nga policia e Tiranës.

Ilir Dashi, ish drejtor i QSUT dhe drejtor drejtorie në Bashkinë e Tiranës, është përballur me dy meshkuj me skafandra, hipur mbi një motor. Ata e kanë rrahur z.Dashi, duke i grabitur edhe telefonin celular një Samsung Galaxy S4 që kishte me vete.

Burimet policore nga Komisariati nr 1 i Tiranës i thanë agjencisë noa.al se Ilir Dashi gjendej pranë amfiteatrit kur u përball me dhunuesit e tij.

Pasi kanë kryer gabitjen e dhunshme, autorët janë larguar me shpejtësi me motorin e tyre.

I dëmtuari ka sinjalizuar policinë mbi ngjarjen e ndodhur.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *