Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski i do në qeveri dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH

Gruevski i do në qeveri dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH

01.Maj – Por, këto zhvillime akoma nuk janë qartësuar as nga vetë Gruevski. Ndërkohë, BDI paraprakisht ka bërë të ditur se do të refuzojë të jetë pjesë e Qeverisë, në rast aty do të jetë PDSH.

ikola Gruevski ka përpiluar skenarin e tij për të qeverisur për mandatin e ardhshëm. Ai për këtë do të ketë mbështetjen e dy partive shqiptare BDI dhe PDSH. BDI ka nënvizuar se si fituese e besimit tek elektorati shqiptar, kanë mandatin për të përfaqësuar dhe drejtuar qeverisjen e ardhshme në vend, derisa PDSH ka theksuar se pavarësisht numrave ajo do të jetë pjesë e Qeverisë.

Por, këto zhvillime akoma nuk janë qartësuar as nga vetë Gruevski. Ndërkohë, BDI paraprakisht ka bërë të ditur se do të refuzojë të jetë pjesë e Qeverisë, në rast aty do të jetë PDSH.

Gruevski me 61 deputetë do të ketë qeverisje pa probleme, ndërsa do të varet se cili do të jetë roli i partisë shqiptare BDI, e cila ka formuar grupin e punës për udhëheqjen e negociatave me VMRO-DPMNE.

Iniciativa erdhi nga takimi i djeshëm mes Gruevskit dhe Ahmetit. Por nga ana tjetër, edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u takua me Gruevskin ku me theks të veçantë ishte përmendur qeverisja e ardhshme.

Por nga ky takim siç bëhet e ditur nga burime qeveritare për INA, Gruevski në mënyrë diplomatike ka dëgjuar të dyja palët, duke mos dhënë shumë detaje se si planifikon drejtimin e qeverisë së re.

Lidhur me takimin e djeshëm, as kabineti i Gruevskit por edhe VMRO-DPMNE nuk thanë asnjë përmes ndonjë njoftimi zyrtar për takimin me dy liderët e partive shqiptare.

Por, Gruevski para tyre, i pyetur rreth koalicioneve theksoi se është herët për të biseduar për këto çështje.

Nga ana tjetër, Gruevski do të përqendrojë gjahun politik edhe në kampin opozitar maqedonas. Pas vendimit të LSDM opozitare për heqje dorë nga mandatet e deputetëve, ka dyshime dhe paralajmërime se deputetë të veçantë mund të braktisin këtë vendim dhe të mos kthejnë mandatin, duke e ushtruar atë si deputet i pavarur.

Por edhe në rastin nëse të gjithë 34 deputetët që kanë fituar do të heqin dorë nga mandatet, atëherë është e mundshme që kandidatët e tjerë me radhë në listat për deputetë të opozitës të pranojnë të futen në lojë dhe të marrin mandatin e deputetit.

Këto lëvizje dhe taktizime politike nuk janë përjashtuar edhe nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se mund të ndodhin zhvillimeve të tilla. Një gjë e tillë mbrëmë është konfirmuar nga Lidija Dimovska, deputete e re e LSDM që fitoi mandatin, të cilës siç tha ajo i është sugjeruar që të pranojë veprimin e saj politik si deputete e pavarur, për shkak të interesave të vendit. Ajo ka nënvizuar se këto sugjerime dhe presione i janë bërë nga ana e njerëzve të VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *