Home / Lajme / Maqedoni / Hapja solemne e Rem shoping Center me 18 Qershor (VIDEO)

Hapja solemne e Rem shoping Center me 18 Qershor (VIDEO)

Shkup, 20 Maj – Me 18 qershor pritet të hapet qendra më e madhe tregëtare në maqedoninë perendimore Rem Shoping Center.

Në këtë qendër tregtare janë paraparë që të jenë brendet e njohura botërore. Kjo qendër tregtare ka një sipërfaqe prej 19 mijë metra katrorë dhe kanë të siguruar parkim për gjithë banesat dhe shitoret që janë përreth, njofton Televizioni Koha.

Sipas investitorit Shefki Idrizi kjo qendër tregtare kapë një investim prej 40 milion euro dhe në të do të ketë një hotel me pesë yje, kënd për fëmijë, butiqe me veshje për femra dhe meshkuj, restorane, ëmbëltore, super market, bankë dhe shumë shërbime të tjera. Sipas investitorit qëllimi është që të gjithë të jenë më një vend dhe çka e bën më të veçantë këtë qendër tregtare është se kjo qendër është në mes të qytetit.

Edhe përfaqësuesit e kompanive të cilët do të jenë në këtë qendër tregtare thonë se në bazë të analizave të bëra, qyetarët e Tetovës janë klientë në këto kompani edhe në Shkup dhe kanë zgjedhurë pikërishte këtë qendër tregëtare pasi që plotëson standardet evropiane. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *