Home / Lajme / Maqedoni / Harxhime të mëdha për natën e maturës (VIDEO)

Harxhime të mëdha për natën e maturës (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – Maturantët janë duke përfunduar me përgatitjet me rastin e natës së shumë pritur, mbrëmjen e maturës. Çdo ditë nëpër shitore të ndryshme shihen se si maturantët provojnë veshmbathje për tu dukur sa më të veçantë në natën e tyre.

Shumica janë kompletuar me veshjet e tyre ndërsa disa të tjerë janë në prag të përfundimit. Si zakonisht problematike edhe për këtë vit janë kushtet ekonomike të familjarëve që nuk u premtojnë për tua plotësuar çdo kërkesë të tyre.

Maturantët shprehen se edhe pse ia kanë dalur që të kompletohen me veshje, nuk ka qenë e lehtë për xhepin e prindërve të tyre sepse janë dashur shuma të mëdha për ti mbuluar harxhimet që çdo njëri të duket sa më i vecantë në mbrëmjen e maturës.

Sipas tyre edhe çmimi nga ana e shkollës për pagesë të lokalit dhe muzikës ka qenë paksa i lartë. “ Personalisht kam mundur ti mbulojmë por të tjerët për pagesën e restorantit ka çmime të larta dhe ka nxënës që nuk mund ta paguajnë.

Ndryshe në deklaratat e marra nëpër butiqe ata thonë se çmimet janë varësisht prej kërkesës, nëse kërkohet diçka e veçantë, dicka më luksoze edhe çmimi është më i lartë, ndërsa nëse kërkohet diçka më e thjeshtë atëherë cmimet janë më të përshtatshme. Ato janë shprehur se me ardhjen e maturave butiqet ” Fati ” për klientët e tyre kanë përgatitur edhe oferta speciale për maturantët që ata të dalin të kënaqur.

“ Ka maturantë që kërkojnë diçka speciale, kemi çmime këkrojnë më të ulta, fustanat me gurrëz. Maturaëntët kërkojnë veshje speciale dhe mos e ketë askush tjetër. Kërkohen ngjyra speciale, duan fustana me shumë ngjyrësh.”

Maturantët janë shprehur pro kthimit të defilimit në qytetin e Tetovës, një traditë e cila është ndërprerë disa vite me parë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *