Home / Lajme / Maqedoni / Heshtje për negociatat për formimin e Qeverisë

Heshtje për negociatat për formimin e Qeverisë

05 Maj – VMRO-DPMNE dhe BDI nuk japin detaje lidhur me negociatat e paralajmëruara të filluara për formimin e koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të 27 prillit.

VMRO-DPMNE dhe BDI nuk japin detaje lidhur me negociatat e paralajmëruara të filluara për formimin e koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të 27 prillit.

Në kampet e dyja partive po mbretëron një heshtje dhe se kjo gjendje është raportuar dhe përshkruar edhe nga mediat vendore, pasi që asnjëra parti nuk deklarohet se cila është agjenda e përcaktuar e negociatave për bashkëqeverisjen e mundshme.

Dy partitë vetëm se kanë zbardhur emrat e ekipeve negociatore që udhëhiqen nga Abdilaqim Ademi nga BDI dhe Emil Dimitriev nga VMRO-DPMNE.

Nga BDI kanë theksuar se para negociatave, kryesia partiake ka miratuar platformën politike që do të shpaloset në negociata, dhe se ajo kryesisht është pjesë e programit zgjedhor për zgjedhjet e 27 prillit. Megjithatë, zyrtarë të kësaj partie të pyetur nga agjencia e lajmeve INA nuk japin detaje se cilat janë pikat kryesore si kusht në këto negociata.

Por, burime jozyrtare bëjnë të ditur se BDI do të kërkojë postin e kryetarit të Parlamentit, zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Parlament, ku do t`i mundësohet drejtimi i seancave në shqip edhe të kryetarit të Parlamentit, si dhe zgjerim i përdorimit të gjuhës shqipe gradualisht edhe në institucione dhe instanca të tjerë në vend.

BDI paralajmëron që të ndryshojë edhe disa ministri, duke qenë e gatshme që të heq dorë nga resori i evrointegrimeve dhe të marrë postin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, si dhe ministri të tjera të rëndësishme si Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, apo edhe njërën nga drejtoritë e rëndësishme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike ose Drejtorinë e Doganave.

Nga ana tjetër edhe PDSH nuk ka përjashtuar mundësinë që ajo të formojë koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE. Kjo parti gjatë javës së kaluar në disa raste nga lideri i saj Menduh Thaçi nuk kanë përjashtuar mundësinë që PDSH të formojë koalicionin e ardhshëm. Thaçi javën e kaluar deklaroi se ai është i gatshëm të mbështes qeverinë e re pavarësisht se partia e tij do të jetë pjesë e saj

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *