Home / Lajme / Maqedoni / Hidhet bombë në shtëpinë e familjes Zeqiri në Radishan

Hidhet bombë në shtëpinë e familjes Zeqiri në Radishan

Shkup, 12 Maj – Hidhet bombë në shtëpinë e familjes Zeqiri, në Radishan të Shkupit, kanë njoftuar burimet e gazetës “Lajm” nga vendngjarja, por ky informacion, është konfirmuar edhe nga familjarët e kësaj familjeje. Ngjarja e këtillë ka ndodhur sonte pas orës 23.00

Për gazetën “Lajm”, hedhjen e bobmës së tipit “Kashikara” në oborrin e shtëpisë së familjes Zeqiri, e ka konfirmuar kryefamiljari Faik Zeqiri.

“Rastin ndodhi rreth orës 23.40 minuta, në fakt, 10 minuta pasi isha shtrirë për të pushuar. Për fat të mirë bomba përfundoi në banjo, ashtuqë nuk është lënduar asnjë anëtarë i familjes. Sipas mendimit tim dhe dëmit që ka shkaktuar, mendojë se bëhet fjalë për bobmë të tipit’Kashikara’. Nga shpërthimi janë shqetësuar jo vetëm anëtarët e familjes time, por edhe gjithë banorët e lagjes. Tani kanë ardhur policia, por huliganët nuk janë arrestuar, si shumë herë më parë”, deklaroi për gazetën “Lajm”, kryefamiljari i familjes Zeqiri nga Radishani, Faik Zeqiri

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *