Home / Lajme / Botë / Hillary Clinton për presidente

Hillary Clinton për presidente

Zërat sa vijnë e shtohen për kandidaturën e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton si presidente e Shteteve të Bashkuara. Paralel tyre edhe komente për aftësinë e saj fizike, për të përballur detyrën, pas trombozës në tru që pësoi në vitin 2012.

Në artikullin e “New York Post”, me titull “Dëmtime në Tru”, përmendej edhe deklarata e republikanit Karl Rove për ish-zonjën e parë. Ajo nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha se “bashkëshortja e tij është shumë mirë me shëndet”.

“Thonë se Hillary ka pësuar dëmtime në tru. Por nëse do të ishin vërtetë të tilla, unë duhet te kem probleme edhe më të mëdha, sepse ajo është shumë më e shkathët se unë”, tha Clinton.

Karl Rove, ish-këshilltari kryesor politik i ish-presidentit George Bush, u përpoq ta shpjegonte komentin e tij për Clinton në rrjetin Fox News.

“Unë nuk kam thënë se ka pësuar dëmtime në tru. Ajo kishte nje problem të rëndë shëndetësor dhe ky fakt do të dalë si problem në garën presidenciale të vitit 2016, i pelqen ose jo zonjës Clinton”, tha ai.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit ka thene se, do të vendosë brenda vitit nëse do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë. Por një pikë e dobët për Hillary Clinton, veç shëndetit është edhe sulmi terrorist kundër misionit diplomatik të SHBA në Bengazi të Libisë, më 2012, ku humbën jetën katër diplomatë amerikanë.

Puna e saj lidhur me këtë ngjarje do të analizohet nga një komision special i ngritur nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ekspertja e opinionit publik, Carline Bouman thotë se, “vërtetë ka një forcë kundërshtare ndaj Clinton, e përbërë nga baza konservatore e Partisë Republikane, por aktualisht ajo duket si kandidatja më e fortë”.

Libri “Hard Choices” apo “Zgjedhje të Vështira” i Hillary Clinton për punën e saj në krye të diplomacisë së Shteteve të Bashkuara do të botohet muajin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *