Home / Lajme / Maqedoni / Huliganet shkaterojne 3 hektar te mbjellura me shalqi ne Shkup

Huliganet shkaterojne 3 hektar te mbjellura me shalqi ne Shkup

26 Maj – Pronarët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë gjetjen e fajtorit nga policia. Ata thonë se tokat i kanë marrë me qira, vite më parë,

Tre hektarë të mbjella me shalqi, në Lisiçe të Shkupit, pronë e shqiptarëve janë shkatërruar mbrëmë. Pronarët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë gjetjen e fajtorit nga policia. Ata thonë se tokat i kanë marrë me qira, vite më parë, dhe asnjëherë sikurse mbrëmë nuk kanë pasur ndonjë problem të tillë. Madje, banorët kanë dyshime se kush mund të jenë autorët e këtij akti të shëmtuar, transmeton Alsat.

“Vjet e kemi pasur tokën, nuk kemi pasur asnjë problem. Sivjet, si ndodhi problem atje në Gjorçe, neve na kanë bërë dëm. Ai problem ka ardhur tek ne që na kanë bërë dëm”, tha Ferat Murati, pronar.

Bujqit shprehin shqetësimin edhe për kompensimin e mundshëm nga dëmi i shkaktuar, duke marrë parasysh se sezoni i mbjelljes ka përfunduar tashmë. Ky shalqi që punojnë në arat me qira, është burimi i vetëm i ekzistencës për ta dhe familjet e tyre.

“Ne prej kësaj presim të gjithë, të gjithë ne kemi punuar, fëmijët e të gjithë dhe në fund, ja. Çfarë shteti është kjo, katastrofë”, u shpreh Ramadan Murseli, pronar.

“Erdha unë dje,e thirrëm policinë, policia erdhi dhe kontrolluan. Sot do të vijnë përsëri komisioni të incizojnë se sa dëm kemi. Nuk e di si të ja bëjmë. Unë kam pritur një vit për këtë shalqi, kam punuar me fëmijë me të gjithë. Harxhimet janë rreth 20 mijë euro. Dëmet janë se kam pasur 2 hektarë shalqi, e kanë shqyer plastmasën, shalqirin, të gjitha i kanë prerë e i kanë shkulur”, deklaroi Ferat Murati, pronar.
Nga policia e Shkupit konfirmojnë rastin dhe thonë se po marrin masat e duhura për zbardhjen e tij.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *