Home / Lajme / Maqedoni / I jepet lamtumira e fundit maturantit Egzon Ceka

I jepet lamtumira e fundit maturantit Egzon Ceka

21 Maj – Të afërm, miq, profesorë, dhe gjithë nxënësit e Gjimnazit të Tetovës i dhanë lamtumirën e fundit maturantit Egzon Ceka nga fshati Tearcë,

Të afërm, miq, profesorë, dhe gjithë nxënësit e Gjimnazit të Tetovës i dhanë lamtumirën e fundit maturantit Egzon Ceka nga fshati Tearcë, i cili sot në mëngjes u nda nga jeta në një aksident trafiku, ku mbeten të lënduar edhe katër maturant të tjerë edhe atë dy djem dhe dy vajza.

Profesori Urim Saliu pas ngushllimit të familjes për humbejn e Egzonit në proflin e tij shkruan: “Eshte e veshtire te te zgjojne me lajmin me te keq dhe te te thone se Egzoni nuk eshte me.Ti sapo ishe ndare me te ne ate mengjes lamtumirash.Vetem disa ore me pare ai bente defilimin e jetes , sikur fluturonte, madje ate nate morri edhe nje cmim te pare vallezimi.Por ne njemije menyra po ta rrefejme, tashme eshte vone.Eshte Zoti qe percakton sa do te zgjasin jeterat tona .Qe nga ikja e babait ne kete menyre, i urrej aksidentet.Jane shume te akullta dhe jeta qe nderpritet aty.Sikur te mvarej nga ne, Egzoni do te jetonte me shume se 100 vjet,por mbreti i botes e rrembeu ne castin me te mire te jetes se tij,duke goditur kaq rende familjen e tij qe ne mbremje ishte me e lumtura e botes, ndersa ne mengjes lumenj dhimbjesh vershojne ne thellesite e tyre. Do te doja qe Zoti t’u jepte durimin me te madh per te perballuar kete tragjedi”./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *