Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi: Devalvohet vizita e Thaçit në Tiranë (VIDEO)

Ibrahimi: Devalvohet vizita e Thaçit në Tiranë (VIDEO)

Tetovë, 05 Maj – “Hekuri i nxehtë që e ka mbërthye për fyti BDI-në me mospërfilljen e tyre nga Uashingtoni, Brukseli, Tirana e Prishtina, i tmerron jo vetëm këta të BDI-së që mund të ngelin jashtë qeverisë, por edhe LSDM-në, e veçmas shtëpinë kriminele propagandistike Alsat-M”, tha Ibrahimi.

Anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Orhan Ibrahimi në një konferenc për shtyp deklaroi se BDI-në dhe televizionin Alsat-m e ka kapluar tmerri nga frika se partia të cilës i takon ai do të jetë pjesë e qeverisë së re në Maqedoni.

“Të tërbuar nga antishqiptarizmi dhe nga qëndresa e fuqishme e PDSH-së, BDI-ja dhe LSDM-ja nëpërmjet një portali paçavure “Libertas” e veçmas Alsat-M, nuk zgjedhin mënyra me shpifje e vrer për ta sulmuar PDSH-në.

Çmenduria e fundit ishte lajmi nëpërmjet Libetas-it të LSDM-së dhe shoqata kriminale-korruptive që mban emrin Alsat-M tentoj ta tjetërsoi lajmin e vizitës të Kryetarit të PDSH-së z.Menduh Thaci në Tiranë ku me ftesë të presidentit të Shqipërisë z.Bujar Nishani morri pjesë në ceremoninë për dekorimin post-mortum të figurës kombëtare Hasan Prishtina.

Alsat-M e ka kapluar tmerri më shumë se gjithkënd tjetër për hyrjen e PDSH-së në qeverinë e re. Tmerri i kësaj shtëpie kriminele propagandistike është se me PDSH-në në qeveri do të hetohen gjitha aktivitetet kriminele dhe korruptive, e veçmas të Alsat-M, që është ngritur mbi shtratin e pareve të pista për të sulmuar çdo gjë shqiptare.

Kur jemi te vizita e Kryetarit në Tiranë ai u prit miqësisht nga ana e Presidentit dhe të pranishmëve të tjerë, por ajo që u vërejë ishte mungesa e përfaqësuesve të BDI-së në këtë ceremoni.

Hekuri i nxehtë që e ka mbërthye për fyti BDI-në me mospërfilljen e tyre nga Uashingtoni, Brukseli, Tirana e Prishtina, i tmerron jo vetëm këta të BDI-së që mund të ngelin jashtë qeverisë, por edhe LSDM-në, e veçmas shtëpinë kriminele propagandistike Alsat-M.

Shani e shpifni sa të doni, por shqiptarët e kanë të qartë se çdo gjë që del në Alsat-M është një propagandë e fëlliqur kundër shqiptarëve. Por ta keni të qartë se dora e drejtësisë do të mbirje edhe deri tek ju”, tha Orhan Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *