Home / Lajme / Maqedoni / Inaugurimi i presidentit Ivanov, BDI do të bojkotojë

Inaugurimi i presidentit Ivanov, BDI do të bojkotojë

Shkup, 11 Maj – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të rizgjedhur Gjorge Ivanov.

Ceremonia e inaugurimit në Parlament do të zhvillohet të hënën. Lëshimi pe mbi kryetarin e Parlamentit mendohet që BDI e Ahmetit ta kompensojë me mospjesëmarrjen në inaugurimin e Ivanovit?

Presidenca nuk ka njoftuar ende mbi emrat e personaliteteve dhe të krerëve të shteteve që do të marrin pjesë në inaugurim. Me dhënien e deklaratës solemne para shtëpisë ligjdhënëse, Ivanov edhe formalisht do ta fillojë mandatin e dytë pesëvjeçar si shef i shtetit.

Qëndrimi njëherësh u bë i ditur edhe nga zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, gjatë pjesëmarrjes në edicionin e lajmeve të RTVM2. Osmani ka thënë se BDI mbetet në pozicionet e saj për të mos njohur presidentin e rizgjedhur, ndërsa e quajti zgjedhjen e tij si “legale por jo dhe legjitime”.

Gjorge Ivanov i cili ishte kandidat për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, sërish është zgjedhur në zgjedhjet që u mbajtën më 13 përkatësisht 27 prill. Ai fitoi 534.910 vota, derisa kundërkandidati i tij nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski 398.077 vota.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *