Home / Lajme / Maqedoni / Incidentet e mbrëmshme – Apelohet për qetësi (VIDEO)

Incidentet e mbrëmshme – Apelohet për qetësi (VIDEO)

Shkup, 20 Maj – Në lagjen Gjorçe Petrov edhe për sonte janë paralajmëruar protesta dhe tensione, pas vrasjes së të riut maqedonas.

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska paralajmëroi sot se ka njohuri se për sot pasdite sërish të organizohen protesta të reja, njofton Televizioni Koha.

“ Nga rrjetet sociale kemi njohuri se po organizohen qytetarë të cilët kanë qëllim të shprehin pakënaqësi dhe revoltë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të përmbahen nga trazirat dhe dhuna, si dhe të rikthehet normaliteti në këtë lagje”, deklaroi ministrja Jankulovska.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale janë bërë thirrje për vazhdimin e protestave dhe shprehjen e revoltës. Janë bllokuar edhe disa rrugë në brendi të kësaj komune. Ish-gjenerali maqedonas dhe lider aktual i lëvizjes politike “Dinjiteti”, Stojançe Angelov ka bërë thirrje për qetësi dhe uljen e tensioneve pas vrasjes së të riut maqedonas. Ai përmes profilit të tij në facebook ka bërë thirrje tek të gjithë që të përmbahen nga dhuna dhe të heqin dorë nga protestat e reja, për shkak se sipas tij, Angeli nuk është vrarë nga shqiptarët, por nga një njëri që ka emër Naser. Ja se çfarë shkruan në profilin e tij:

” Njerëz, prisni sapo të përfundojë varrimi dhe mbajtja e ditëve të zisë. Për të shprehur revoltën dhe ndërmarrjen e aktiviteteve shoqërore, duhet një mënyrë e civilizuar dhe ka kohë për këtë. Dhe keni kujdes! Angelin nuk e vranë shqiptarët, por e vrau Naseri. Vrasësi kriminel është ai që duhet të dënohet në mënyrë të ashpër që këtyre sulmeve kriminale ti jepet fund. Andaj edhe njëherë, kini kujdes!”, janë disa nga komentet e ish-gjeneralit Angelov, transmeton Televizioni Koha.

Përfaqësues të sektorit civil u bëjnë thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi pasi sipas tyre vrasja e një dite më parë nuk ka prapavijë etnike. Ata nga ana tjetër kritikojnë dështimin e organeve të rendit për të penguar trazirat ndëretnike që pasuan incidentin tragjik në lagjen Gjorqe Petrov të Shkupit. Për Xhabir Derallën nga Organizata ‘Civil’, përshkallëzimi i situatës në planin ndëretnik është rezultat i manipulimit të ndjenjave të qytetarëve nga ana e pushtetit.

” Nxitja e trazirave etnike për shkak të kësaj tragjedie buron nga kultivimi prej vitesh i fjalorit të urrejtjes, urrejtjes në baza etnike dhe politike. Kjo është diçka që nuk duhet të tolerohet në një shoqëri sidomos sikur kjo maqedonase sepse është sikur të luash me zjarr. Gjithashtu ne konstatuam se nxitja e trazirave që kanë prapavijë etnike sikur me dorë dolën në pah pas paraqitjes së një përfaqësues të lartë të strukturave të lartë të pushtetit. Pushteti në këtë shtet luajnë me ndjenjat e qytetarëve, e kultivojnë këtë situatë eruptive prej të cilës përfitojnë një pjesë e vogël e qytetarëve ndërkaq shumë njerëz të tjerë humbin shumëçka përfshirë jetën dhe paqen’, deklaroi Xhabir Deralla, Civil. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *