Home / Lajme / Maqedoni / Ish-ushtari i UÇK-së nga Kumanova humb jetën në Siri

Ish-ushtari i UÇK-së nga Kumanova humb jetën në Siri

12 Maj – Adnan Rexhepi nga Kumanova është luftëtari i radhës shqiptarë që u vra të shtunën në luftimet në qytetin Sham në Siri, njofton INA

Adnan Rexhepi nga Kumanova është luftëtari i radhës shqiptarë që u vra të shtunën në luftimet në qytetin Sham në Siri, njofton INA.

31 vjeçari ka qenë pjesë e kryengritësve sirian kundër regjimit të diktatorit Bashar Al Asad. Siç mësohet ai ka ndërruar jetë të shtunën, ndërsa sot zyrtarisht janë informuar të afërmit e tij.

“Sot morëm lajmin se vëllau jonë Adnani ra shehid në tokën e Shamit, All-llahu e past mëshiruar , ndjehemi krenarë qe e patëm shok”, kanë shkruar shokët dhe miqtë e tij në rrjetin social ‘facebook’, duke shprehur ngushëllime edhe pranë familjes së tij.

Adnan Rexhepi ka qenë ish-luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në luftën e vitit 2001 në rajonin e Karadakut të Kumanovës, duke qenë pjesë e njësisë speciale. Në vitin 2003 ai u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burg, si viktimë e një procesi të montuar për gjoja vendosjen e bombave në qendër të Kumanovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *