Home / Lajme / Rajon / Ish-zyrtarët e Komunës manipuluan pronat te Katedralja?!

Ish-zyrtarët e Komunës manipuluan pronat te Katedralja?!

19 maj-Ipeshkvia e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës që të vërtetojë se ajo është bartëse e vetme e së drejtës së shfrytëzimit për 99 vite të parcelës kadastrale 7355, e regjistruar në certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme U1-71914059-04846, zona kadastrale komunale Prishtinë, me një sipërfaqe prej 1.30 hektarësh.

E mbetur në udhëkryq dhe e mashtruar nga ish-zyrtarët komunalë të Prishtinës, Administrata Apostolike e Prizrenit, më datë 13 shtator 2013, ka paditur Komunën e Prishtinës, pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ipeshkvia e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës që të vërtetojë se ajo është bartëse e vetme e së drejtës së shfrytëzimit për 99 vite të parcelës kadastrale 7355, e regjistruar në certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme U1-71914059-04846, zona kadastrale komunale Prishtinë, me një sipërfaqe prej 1.30 hektarësh.

Gjithçka ka ndodhur në kohën kur Komuna ka filluar të udhëhiqej nga LDK–ja, përkatësisht nga zyrtarët Ismet Beqiri, Sami Hamiti, Isa Mustafa e të tjerë.

Edhe dhjetë vjet pas ndarjes së parcelës për ndërtimin e Katedrales në qendër të Prishtinës, nuk është bërë i mundur sqarimi në tërësi i kësaj çështjeje.

Pasi çështja e kufijve në mes të Kishës Katolike dhe Komunës së Prishtinës është shndërruar në mollë sherri, Kisha pretendon se një pjesë e qendrës tregtare, ku do të vendosen lokalet e mëparshme, do të shtrihet brenda tokës së saj, ndërsa Komuna pretendon se Kisha kishte marrë më pak tokë se sa thotë.

Kisha pretendon që parcela e përfshin 1 hektar e 30 ari, Komuna thotë që parcela në fjalë ka vetëm 68.11 ari. /Kosova Sot/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *