Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov paralajmëron se nuk ndryshon emri, rrënohen shpresat euroatlantike

Ivanov paralajmëron se nuk ndryshon emri, rrënohen shpresat euroatlantike

12 maj-“Kushtetuta në të cilën jam betuar më obligon që të mbrojë emrin kushtetues të vendit tonë. Andaj nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues”, deklaroi Ivanov. Ai tha se nuk do të pranojë ide apo propozime që do të rrezikonin identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën dhe modelin e bashkëjetesës në Maqedoni.

Në Parlamentin e Maqedonisë u bë inaugurimi i presidentit të vendit Gjorgje Ivanov për mandatin e dytë.

Presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij para Parlamentit ka dhënë sinjale se nuk ka ndryshim të emrit, duke nënkuptuar se me këtë vazhdon bllokimi i proceseve evrointegruese.

“Kushtetuta në të cilën jam betuar më obligon që të mbrojë emrin kushtetues të vendit tonë. Andaj nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues”, deklaroi Ivanov. Ai tha se nuk do të pranojë ide apo propozime që do të rrezikonin identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën dhe modelin e bashkëjetesës në Maqedoni.

Kryetari i shtetit të Maqedonisë, George Ivanov gjatë inagurimit të sotëm në Parlament, ka kritikuar BDI-në e Ali Ahmetit.

“Pikërisht këtë mandat, këtë besim të dhënë nga qytetarët, sot disa parti opozitare e vënë në dyshim, duke mos praanur rezultatet e zgjedhjeve. Si kryetar shteti, jam i brengosur me këto reagime dhe veprime, sepse jam edhe kryetari i tyre. Sot publikisht them: Ata që mendojnë ta bojkotojnë institucionin Kryetar Shteti i Maqedonisë, në fakt i bojkotojnë qytetarët që kanë votuar në zgjedhjet presidenciale”, – ka thënë mes tjerash Ivanov.

Fjalimi i tillë i Ivanovit është në kundërshtim me marrëveshjen qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI, e cila ka si prioritet integrimin e vendit në NATO dhe BE. Por ky proces është i varur nga zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *